Luksemburg gjykata shkrin pasurine e sheikut Yassin Kadi
Gjykata e Pergjithshme ne Luksemburg ka anuluar ngrirjen e pasurise per sheikun Yassin Kadi. Asetet e tij ishin ngrire qe me 28 nentor te vitit 2008. Tre gjyqtaret e Gjykates se Pergjithshme kane vendosur me 30 shtator te ketij viti qe te anulohet vendimi qe ishte marre per bllokimin e aseteve te sheikut. Ne vendimin e saj gjykata tha se ishin shkelur te drejtat e Yassin Kadi dhe vendimi i meparshem per ngrirjen e pasurise ishte nje kufizim i pajustifikuar. Gjykata u shpreh se keto masa jane shume te renda per ata qe jane objekt i tyre. Te gjitha asetet e sheikut Kadi ishin ngrire perafersisht dhjete vjet dhe duke bere nje analize te plote gjykata shtoi se ato japin efekte qe prekin te drejtat themelore te njeriut. Duke kritikuar Komisionin Europian Gjykata e Pergjithshme u shpreh se ai ka deshtuar haptazi per akuzat e vendosura ne shtator te vitit 2008. Ne keto kushte Gjykata e Pergjithshme deklaroi se mbrojtja e te drejtave te Kadi-se ka qene siperfaqesore e formale dhe procedura e ndjekur nga komisioni nuk i ka garantuar atij as mundesine minimale per te paraqitur provat e nevojshme. Duke cituar fjalet e Gjykates se Larte ne Mbreterine e Bashkuar Gjykata e Pergjithshme ne Luksemburg deklaroi qe nuk ishte e ekzagjeruar per te thene qe persona te caktuar ne kete menyre jane lsquote burgosur te shtetit. Liria e tyre e levizjes nuk eshte lejuar ne vazhdimesi per shkak te bllokimit te fondeve mungesa e te cilave eshte shkaterruese per keto familje. Suksesi i sheikut Kadi para Gjykates se Pergjithshme ne Luksemburg ndjek vendimin e 13 shtatorit 2010 te Gjykates ne Nju Jork duke shkaterruar pretendimet civile ndaj tij. Ne gjykate ai u shpreh i kenaqur per kete vendim duke shtuar se ishte i pafajshem dhe viktime e Guantanamos financiare. Yasin Kadi akuzohej se kishte financuar organizaten Al-Kaeda te drejtuar nga Osama Bin Laden per kryerjen e sulmeve te nente viteve me pare qe u moren jeten mijera shtetasve amerikane. Emri i sheikut saudit Yasin Kadi nuk eshte i panjohur per drejtesine shqiptare. Ai u listua nga OKB-ja si i dyshuar per financim te terrorizmit. Duke qene se Kadi kishte pasur aktivitet edhe ne Shqiperi Ministria e Financave urdheroi ne tetor te 2005-s sekuestrimin e pronave te tij. Yasin Kadi i cili e la Shqiperine vite me pare mendohet te jete i lidhur me Abdul Latif Saleh. Ky i fundit mban shtetesine jordaneze dhe shqiptare dhe dyshohet te kete lidhje me Xhihadin Islamik egjiptian nje grup terrorist ky i lidhur me Al-Kaeden. Hetimet nuk zbuluan asnje fakt duke bere qe ceshtja ndaj sheikut saudit te pushohej dhe ndaj tij te mos ngrihej asnje akuze.