Luksemburgminitrat e jashtëmdiskutojnë sot për Serbinë
BEOGRAD- Serbia shpreson se takimin e sotëm në Luksemburg, ministrat e punëve të jashtme do të miratojnë fillimin e procesit të ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me BE-në.
"Serbia bëri gjithçka që mundet për rrugën e integrimit evropian dhe jam i bindur se ministrat e BE-së do ta hapin rrugën", deklaroi dje kryetarja e Parlamentit serb Sllavica Gjukic Dejanovic.
Nënkryeministri serb Bozhidar Gjelic udhëtoi për në Luksemburg ku do të bisedojnë për këtë çështje me përfaqësuesit evropianë.
Në intervistën për Blic ai tha se BE do ta shqyrtojë kandidaturën e parashtruar të Serbisë për BE sepse nuk ka konsensus për këtë çështje mes shteteve anëtare.
Që të fillojnë me ratifikimin e Marrëveshjes, shtetet nga BE-ja e posaçërisht Holanda kërkojnë bashkëpunim të plot të Beogradit me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi.
Prokurori i përgjithshëm i Tribunalit Serzh Bramerc duhet t'i informojë ministrat për përmbajtjen e deklaratës për bashkëpunimin e Beogradit me Hagën.
Në 18 qershor ai do të paraqet deklaratën e tij në Këshillin për Siguri të BE.
Tribunali kërkon burgosjen e Goran Haxhic dhe Ratko Mlladic, për shkak të fajësimit për gjenocid, krime lufte kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë.
(mia/balkanWeb)