E Diel, 1 Nëntor 2026

Luksemburgu, largim i papritur i Hellers

Trajneri

Në mënyrë të papritur, Gai Hellers ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Luksemburgut, të cilin e mbante prej afro gjashtë vitesh. Në vend të tij, është emëruar përkohësisht tekniku i përfaqësueses U-21, Luk Holtz. 45-vjeçari Hellers ishte emëruar në krye të përfaqësueses në dhjetor të vitit 2004, kur zëvendësoi Alan Simonsen. Ai e drejtoi Luksemburgun në fitoret surprizë në fushën kundërshtare, fillimisht kundër Bjellorusisë në tetor 2007, në një ndeshje eliminatore të Euro 2008 (fitorja e parë pas 12 vjetësh në aktivitetet zyrtare) dhe së fundmi kundër Zvicrës, në eliminatoret e Botërorit 2010. Ai ka qenë në krye të skuadrës edhe në eliminatoret e Botërorit 2006, kur Shqipëria e Oto Bariç ka fituar 2-0 në Tiranë dhe 3-0 në fushën kundërshtare. Luksemburgu është një prej skuadrave rivale të Shqipërisë në Grupin D eliminator të Euro 2012, ku luajnë edhe Franca, Rumania, Bosnjë-Hercegovina dhe Bjellorusia. Luksemburgu e nis fushatën kualifikuese më 3 shtator kundër Bosnjë-Hercegovinës (Shqipëria luan kundër Rumanisë më 24 orë më pas), ndërsa më 8 shtator ata do të udhëtojnë drejt vendit tonë, për sfidën me kuqezinjtë e Josip Kuzhe.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›