Miqesore, Dinamo -Real Sociedad 2-4

Dinamo humbi 4-2 miqësoren e luksit me skuadrën spanjolle të Real Sociedad, një takim i zhvilluar Blad Baiberg të Austrisë. Ditën e diel, kampionia e Shqipërisë kishte humbur me Palermon me rezultatin e thellë, 4-0. Italianët shënuan me anë Miljaçio (2), Hernandez (62’) dhe Bovo (91’).
Pas golit të parë të shënuar nga spanjollët në minutën e 8-të me Llorenten, Dinamo arriti të barazojë rezultatin pas vetëm gjashtë minutash, në të 14’ me anë të argjentinasit Martinena. Pas pjesës së parë të mbyllur 1-1, blutë shqiptarë të drejtuar nga argjentinasi Luis Manuel Blanko arritën të kalonin në avantazh (2-1), në minutën e 74-t me një gol të Gjergji Muzakës, por ashtu si në takimin me siçilianët e Serisë u dorëzuan në fund të ndeshjes, kur Real Sociedad shënoi tre gola në harkun e gjashtë minutave: 82’ (Agirretxe), 84’ (Viguera) dhe 88’ (Agirretxe), duke fiksuar shifrat në 4-2.
MIQËSORET
Për Dinamon kjo ishte miqësorja e tetë e zhvilluar deri tani, ku i vetmi kundërshtar shqiptar ka qenë Laçi, ndaj të cilit fitoi 1-0. Dinamo humbi me Celjen e Sllovenisë 1-0 dhe me Koperin, po të Sllovenisë, 3-2.
Më pas formacionin i presidentit Besnik Sulaj fitoi tre takime miqësore rresht: me Rijeken e Kroacisë (3-1), me Gloria Bistrica të Rumanisë po 3-1 dhe me Inter Zapreshiç të Kroacisë (1-0), përpara se të eliminohej në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës me Sherif Tiraspol të Moldavisë (humbi 3-1 në Moldavi, fitoi 1-0 në Tiranë).
Pas dy takimeve të humbura me Palermon (4-0) dhe Real Sociedad (4-2), Dinamo do ta mbyllë serinë e gjatë të miqësoreve ndërkombëtare me Nacionalin e Portugalisë (7 gusht), një tjetër ekip elitar.
MIQËSORET E DINAMOS
Dinamo-Laçi 1-0
Dinamo-NK Celje (Slloveni) 0-1
Dinamo-NK Koper (Slloveni) 2-3
Dinamo-NK Rijeka (Kroaci) 3-1
Dinamo-Gloria Bistrica (Rumani) 3-1
Dinamo-Inter Zapreshiç (Kroaci) 1-0
Dinamo-Palermo (Itali) 0-4
Dinamo-Real Sociedad (Spanjë) 2-4
Dinamo-Nacional (Portugali) 07.08
Bilanci: 4 fitore, 4 humbje
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 04 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili