E Diel, 1 Nëntor 2026

Luksemburgu, modest por entuziazt me Shqiperine

Edhe skuadra jonë kundërshtare, Luksemburgu nisi qysh të dielën, më 27 maj përgatitjet anti-Shqipëri, Sipas, programit të deklaruar në faqen zyrtare të Federatës të Luksemburgut, të mërkurën, më datë 30 maj, do të zhvillojë një ndeshje testuese përpara se të mbërrijë në Tiranë më 1 qershor.
Në datën 24 maj Luksemburgu fitoi 2-0 me skuadrën e Bundesligës 2 gjermane Tus Koblenc para 350 shikuesve. Të dy golat i shënoi mesfushori 26-vjecar Rene Peters në minutën e 15 (me kokë) dhe 89' (me penallti).
Luskemburgu ka vetëm tre lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja: mbrojtësi dhe mesfushori Mario Mutsch me Alemania Aahen (Bundesliga 1, Gjermani) dhe portieri Zhil Betmer me Frajburgun (Bundesliga 2, Gjermani).
Luksemburgu nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në pesë takimet e zhvilluara dhe nuk ka mundur të shënojë asnjë gol, duke pësuar gjashtë të tilla. Luksemburgu ka uniformën zyrtare: fanellë të kuqe, mbathje të bardha dhe geta të zeza.
Federata e Futbollit e Luksemburgut është themeluar në vitin 1908 (Shqipëria në vitin 1930) dhe është anëtarësuar në FIFA në vitin 1910. Në UEFA bën pjesë që nga viti 1954, vit i themelimit të saj. Stadimi Kombëtar i Luksemburgut ka një kapacitet prej 7752 vendesh, ndërkohë që "Qemal Stafa" ynë ka 15.682 vende të ulura.
Presidenti i federatës është Pol Filip dhe sekretar i përgjithshëm, Zhoël Volf. Homologu i Oto Baric te Luksemburgu është Gij Helers. Luksemburgu renditet në vendin e 178 në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin maj, ndërsa Shqipëria në vendin e 78-të.
Luksemburgu zhvillon një kampionat (Division National) me 14 skuadra që ndeshen midis tyre në dy faza me nga 13 javë secila. Kampioni i vendit për sezonin 2006-2007 është Dudelange (65 pikë, në 26 ndeshje), që është dhe njëherësh fituese e Kupës së Luksemburgut, Dudelange është skuadra më e njohur luskemburgase në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›