E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon status-quo në premiera

- Dy xhiro para përfundimit të kampionatit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, edhe më tutje kanë pikë të njëjta në krye të tabelës La Liga. Hapin për titullin e Spanjës e ka humbur Valencia.Real Madrid dhe Barcelona, kanë shënuar fitore në xhiron 36 të La Ligës. Klubi mbretëror ka shënuar fitore prej 3 me 1 kundër Deportivos, ndërsa Barca ka fituar 1:0 kundër Getafes.
Golashënuesit për klubin mbretëror, ishin Sergio Ramos (29), Raul (58) dhe Van Nistelrooy (75), ndërsa golin për Deportivon e ka shënuar Capdevila (55).Barcelona ka fituar kundër Getafes, me golin e shënuar nga magjistari i futbollit Ronaldinho, në minutën e dytë të ndeshjes. Braziliani, në minutën e 40, është ndëshkuar me karton të kuq, mirëpo katalonasit arritën ta ruajnë epërsinë e tyre, deri në fund të ndeshjes.
Kandidati i tretë për titullin e kampionit, Valencia, ka pësuar humbje në fushë të vetë nga Villarreal, me rezultat 2:3, dhe në këtë mënyrë e ka humbur shansin për garën e mëtutjeshme.Golat për mysafirët i kanë shënuar Forlan (35, 87) dhe Tomasson (78), derisa për Valencian ka shënuar Villa (21-11m dhe 90).

Barcelona 1 - 0 Getafe

Real Madrid 3-1 Deportivo La Coruña

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›