E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani demtohet, Kievo bie ne Serie B

Nga Kastriot Gjini
- Skuadra italiane e Kievo Verones, ne te cilen aktivizohet sulmuesi i kombetares shqiptare Erjon Bogdani dhe sulmuesi i shpresave Xhulian Rrudho ka zhgenjyer teresisht ne ndeshjen e fundit te kampionatit italian, qe mbaroi pak minuta me pare. Deri perpara ndeshjes, Kievos i mjaftonte nje barazim per te siguruar mbijetesen, por gjate zhvillimit te lojes, skuadra e dy sulmuesve shqipetare tregoi se nuk ishte e zonja te merrte kete rezultat. Kievo udhetoi per ne fushen asnjanese te Bolonjes dhe u ndesh me skuadren e Katanjes e cila luftonte per mbijetese. Catanja ka kerkuar me shume fitoren dhe kjo eshte pare qe nga minutat e para te ndeshjes. Pjesa e pare ka mbaruar barazim, me rezultatin 0:0. Trajneri i Kievos ''ulerinte'', sepse nuk i pelqente fare loja e djemve te tij. Vetem pas 5 mintash loje te pjeses se dyte, Erjon Bogdani do te demtohej pas nje perplasje te forte me nje lojtar kundershtar dhe doti duhet te lere ndeshjen me barrele. Ne vend te tij do te futet Obinna. Katanja do te arrije te shenoje dy gola te cmuar te parin ne minuten e 66' me ane te Rossinit. Kievo rrezikonte per te rene nga kategoria, sepse Siena, Parmadhe Regina ishin ne avantazh ne ndeshjet e tyre. Por nje 11 metersh i Lazios qe do te kthehej ne gol nga Rochi di ti qetesoje verdheblute e Kievos. Pa pritur ne minuten e 80' do te jete minelli qe do te dyfishoje rezultatin per Katanjen dhe do ti siguroje asaj mbijetesen. Ky rezultat mbante Kievon ne Serie A dhe dergonte Sienen ne Serie B', por 5 minuta pa mbaruar ndeshjet do te jete mesfushori i Sienes, Paolo Negro i cili do te shenoje nje gol Lazios, qe dergon automatikisht Kievon ne Serie B'. Skuadra e Kievos ishte e paafte per te reaguar ne kete ndeshje, dhe u dorezua pa luftuar fare. Sezoni 2007 - 2008 do ta gjeje Kievon ne Serine B' , por pa Bogdanin i cili do te lihet i lire pasi ka nje kusht te tille ne kontraten e tij. Kjo mund te jete nje fat per sulmuesin e ri Rrudho, te cilit ne Serie B' mund ti jepet ndonje rast me teper per tu aktivizuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›