E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murati, golin qe shpetoi Panserraikosin

Nga Arben Shemili
- Nuk kishte si te ndodhte ndryshe,ai eshte shpetimtari i Panserraikosit si gjithmone Edvin Murati.Dje eshte kthyer nga Anglia ku ishte i grumbulluar me ekipin kombetar duke u aktivizuar gjithe pjesen e dyte dhe sot ndihmon skuadren e tij te fitoje ndaj Panthrakikos gjithashtu edhe te shenoje.Murati ka zhvilluar nje ndeshje te shkelqyer dhe ne min.e 20 te pjeses se pare pas nje krosimi nga krahu i djathte Murati gjuan Brenda zones dhe topi duke ju drejtuar rrjetes preket dhe nga nje mbrojtes,braziliani Robinho,megjithese ne websitet e basteve ne internet e quajten autogol i Robinhos,ne kanalet televizive greke u pa qarte qe goli ishte i gjithi merite e Muratit pasi ai u prek ne vijen fatale nga mbrojtesi.Me kete fitore ekipi i Muratit siguron qendrimin ne ligen e dyte greke megjithese i ka ngelur edhe nje ndeshje me Janinen me date 3 qershor qe nuk perben me ndonje rrezik per Panserraikos.Vete presidenti Thodoridis ka zbritur ne fushe dhe ka falenderuar Muratin per kontributin e dhene per ekipin e tij dhe golin e shenuar edhe pse vinte nga nje sterlodhje ku Brenda pese ditesh ka zhvilluar 3 ndeshje nga data 23 deri me sot 27 perfshi edhe udhetimet e stermundimshme me itinerar Selanik-Athine-Londer-Athine-Selanik,gjithashtu do te udhetoje perseri neser me date 28 per ne Shqiperi per t'ju bashkuar ekpipit kombetar ne hotel Adriatik.Murati tregon edhe nje here se sa profesionist eshte duke sakrifikuar dhe kontribuar si per klubin e tij ashtu edhe per kombetaren e vendit te tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›