Luksi i kapriçove me KQZ-në?
Teksa na ndajnë më pak se pesë javë nga data e zgjedhjeve, organi i ngarkuar me ligj për administrimin e procesit zgjedhor në Shqipëri është ende një trupë e paplotë dhe e pabalancuar politikisht. Shkarkimi i anëtarit të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) mesprillin e kaluar, pasi kjo forcë politike vendosi të kalonte në koalicionin e opozitës, dhe zëvendësimi i tij me një anëtar të propozuar nga Partia Republikane, si pjesë e koalicionit të shumicës, u pasua me dorëheqjet e njëpasnjëshme të tre anëtarëve të propozuar nga opozita. Që atëherë, KQZ-ja vazhdon punën në dukje normalisht me katër anëtarë, por tre karriget bosh të anëtarëve të propozuar nga opozita, spikasin në çdo mbledhje e vendimmarrje të saj.
Shumica, në kërkim të një mandati të tretë, ka deklaruar se pret që opozita të dërgojë në Parlament kandidaturat e reja për tre vendet e mbetura bosh në KQZ, ndërsa opozita, në kërkim të mandatit për t'u bërë shumicë qeverisëse, deklaroi në fillim se nuk do i plotësonte vendet bosh pas veprimit abuziv sipas saj të mazhorancës, ndërsa së fundi po bën thirrje për një marrëveshje për riformatimin e KQZ-së, pasi e konsideron "një organizatë partie fanatikësh". Vetëm për një riformatim të saj, opozita është gati të përfshihet në këtë proces, që e konsideron rikthim në ligjshmëri të KQZ-së, e në të kundërt "është përgjegjësi e tyre (lexo: e mazhorancës). Le ta mbajnë…"
Heshtja e deritanishme e mazhorancës është shenjë se të paktën për momentin, nuk do tërhiqet nga deklarata e saj e parë dhe ky do jetë defekti i parë i pranuar në heshtje, si i volitshëm edhe prej saj, pavarësisht se përgjegjësia kryesore për mbarëvajtjen ose jo të procesit zgjedhor, do i takojë mazhorancës. Nga ana tjetër, gatishmëria për "ta riformatuar", në mënyrë "që të rikthehet në ligjshmëri", si e vetmja mënyrë për të marrë pjesë në këtë proces, u ngjan shumë kapriçove të kaluara të opozitës, disi të harruara për shkak të efektit të programit të Rilindjes, të cilat zakonisht janë tërhequr si pa të keq, pasi kanë arritur pikën ekstreme të moskthimit. Në këtë qëndrim të ri të opozitës ka shumë pikëpyetje parimore e aspak pragmatiste:
Është befasuese se si kjo opozitë që pretendon të vijë në pushtet, e konsideron angazhimin në zgjedhje si çështje dëshire e jo detyrimi ligjor. Duket sikur ende nuk e ka kuptuar se detyrimi për pjesëmarrje e bashkëpunim në procesin zgjedhor nuk është një "nder" që i bëhet qeverisë, por një detyrim institucional ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilëve po u premtohet një rilindje e shpresës me fjalë e duke i dhënë shembuj të tillë me vepra.
A është kjo opozitë bashkëhartuese e Kodit në nenin 29 të tij, në të cilin thuhet se dy anëtarë të KQZ-së i përzgjedh partia më e madhe e mazhorancës; dy anëtarë i përzgjedh partia më e madhe e opozitës; një anëtar e përzgjedh partia e dytë më e madhe e mazhorancës; një anëtar e përzgjedh partia e dytë më e madhe e opozitës; ndërsa kryetari i KQZ-së përzgjidhet nga Kuvendi midis kandidatëve të ardhur pas një thirrjeje publike të vakancësë
Pse i ka iku zëri kësaj opozite, kur kjo KQZ-"organizatë politike", bëri pak ditë më parë rikonfigurimin e KZAZ-ve, sipas ndryshimit të ndodhur në KQZ, duke pranuar kërkesën e bërë nga aleatja e PS-së, LSI-ja, për t'u njohur si partia e dytë më e madhe e koalicionit opozitar, e për të pasur si rrjedhojë të drejtën e anëtarit të saj në KZAZ, pikërisht për shkak të kësaj cilësie, siç e parashikon Kodi Zgjedhorë
Pse i iku zëri kësaj opozite, kur e njëjta KQZ-"organizatë politike", i pranoi të njëjtën kërkesë edhe PR-së, duke e njohur si partinë e dytë më të madhe të mazhorancës, ashtu si në përbërjen e re të KQZ-së, me të drejtën për të pasur anëtarin e saj tek KZAZ-tëë
Pse i iku zëri kësaj opozite, kur në të njëjtën logjikë, kjo KQZ-"organizatë politike", liroi komisionerët e propozuar nga PBDNJ (aleate në koalicionin e PS-së) nëpër KZAZ, meqë nuk është më forca e dytë më e madhe e opozitësë
Në kushtet kur këto ndryshime u reflektuan sipas kërkesave të partive politike, e si pasojë e ndryshimit të ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pa asnjë lloj vërejtjeje, tingëllon shumë absurde këmbëngulja e liderit të opozitës, për të mos plotësuar vendet vakant në KQZ, në mënyrë që procesi i administrimit të zgjedhjeve të jetë i plotë edhe formalisht, siç e parashikon Kodi që kanë miratuar bashkërisht dy partitë e mëdha në vend.
Kjo lloj këmbënguljeje për riformatim, pra thjesht ndryshim emrash, duke mos hequr dorë nga mbikëqyrja politike e KQZ-së, dëshmon se sa joparimore është kjo betejë e re PD-PS, që po lodh seriozisht nervat dhe intelektin e opinionit publik.
Përllogaritjet politike për maksimizim përfitimi vazhdojnë të mbeten A-ja dhe Zh-ja e çdo lëvizjeje a qëndrimi politik në vend. Por përtej kapriçove të njohura, ky qëndrim mund të lexohet edhe si pasiguri e opozitës për rezultatin e 23 qershorit. Mesa duket, me gjithë konsumimin 8-vjeçar të PD-së në qeverisje dhe aleancën parazgjedhore me LSI-në, opozita që propozon Rilindjen, nuk ndihet e garantuar mjaftueshëm për një rezultat pozitiv më 23 qershor, dhe një KQZ me përbërje të cunguar, mund të jetë një alibi e fortë, përkundër një rezultati të papëlqyer, ashtu sic mund të jetë një tundim po aq i fortë për palën tjetër, për të maksimizuar përfitimet e veta.
Bazimi i suksesit të kauzës zgjedhore tek akrobacitë e ngërçet politike flet fort e qartë për alternativa jo të qarta e të besueshme. Në rast se opozita do ishte krejtësisht e sigurt në suksesin e kauzës së saj, ajo do këmbëngulte që vendet në KQZ të mos mbeteshin bosh për asnjë moment, si garanci se rezultati do administrohet si duhet. Greva e urisë, e iniciuar nga LSI-ja, me 11 deputetë në Parlament pas kompromisit PD-PS të vitit 2008, është shembulli më i qartë i nevojës politike për të pasur një administrues që të mbrojë rezultatin elektoral në organin më të lartë të administrimit të zgjedhjeve. Vendet bosh në KQZ nuk mund të jenë përgjegjësi ekskluzive e qeverisë, siç naivisht pretendon opozita. Cilido qoftë rezultati, asnjëra palë nuk mund të mburret se u certifikua me një KQZ të paplotë, pasi nuk do e ketë kurrë legjitimitetin standard qytetar, e jo më atë të pretenduarin sipas standardeve ndërkombëtare.