E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lul Berisha vihet balle per balle me Colin

Tirane- Sy me sy jane perballur dje i cilesuari si kreu i "Bandes se Durresit Lulzim Berisha me te penduarin e saj Adriatik Coli. Pa nisur ende seanca gjyqesore, forcat e biskut, te maskuara dhe me anti-plumb kane sjelle te penduarin ne salle. Blute jane vendosur rreth e perreth tij ne menyre qe ai te mos dukej nga anetaret e tjere te bandes por edhe nga personat qe ndodheshin ne salle. Sapo Coli eshte ulur ne nje karrige jashte kafazit, ne kafaz kane hyre te pandehurit Lulzim Berisha dhe Indrit Taullaj. Berisha ka hedhur syte drejt te penduarit Coli duke u perpjekur per ta pare ate, e me pas eshte ulur ne rreshtin e pare, afer hekurave. Ne krah te tij u ul shoku i tij Taullaj. Procesi gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve nuk do te zgjase me shume se 20 minuta. Shkak eshte bere mungesa e kater avokateve mbrojtes te cilet nuk u paraqiten ne seancen e djeshme. Per kete togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Gurali Brahimllari kane shtyre procesin gjyqesor per javen e ardhshme. Trupi gjykues iu drejtua Ministrise se Drejtesise dhe Dhomes se Avokatise per te marre masa ndaj avokateve te ketij procesi, te cilet kane sabotuar seancat gjyqesore. Nga ana tjeter togat e zeza kane bere me dije se do te ngrihet nje grup avokatesh. Keta te fundit do te njihen me aktet e dosjes dhe do te jene prezente ne cdo seanca gjyqesore. Kjo gje do te behet per te zevendesuar avokatet e zgjedhur nga familjaret e te pandehurve ne rast se ata nuk paraqiten ne seanca gjyqesore. Grupi i avokateve do te zevendesoje avokatet qe mungojne ne menyre te tille qe procesi mos te shtyhet pambarimisht, si ne seancat e fundit. Menjehere pas largimit te trupit gjykues, togat e shoqerimit kane nxjerre nga kafazi te pandehurit. I pandehuri Lulzim Berisha do te qendroje edhe disa minuta me teper duke biseduar me avokatin e tij mbrojtes. Afer tij do te ndodhej i penduari Coli i cili ishte i rrethuar nga 4 efektiva te briskut. Ai eshte nxjerre menjehere jashte salles. Asnje pjese e trupit nuk i dukej te penduarit gjate momentit te nxjerrjes se tij. Me pas nga kafazi eshte nxjerre i pandehuri Lulzim Berisha. Te pandehur ne kete proces jane 17 persona. Ata jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan (Adriatik Coli), Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Sipas prokurorise ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Te pandehurit akuzohen per vepra te renda penale, si vrasje, atentate dhe trafiqe te paligjshme ngjarje keto te ndodhura pas vitit 1997.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›