E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Stuhia e Detit" u zhvillua nje vit me pare

TIRANE- Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar dje shpalljen fajtor dhe denimin me 16 vjet heqje lirie per dy te pandehurit e akuzuar per trafik te lendeve narkotike. dje prokurorja e ceshtjes i ka kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja flora Hajredinaj shpalljen fajtor dhe denimin me 8 vjet heqje lirie per te pandehurin Romeo Haderi, po aq edhe per bashkepunetorin e tij Rikard Murtaj. Sipas prokurorise dy te pandehurit u vune ne pranga gjate operacionit te koduar "Stuhia e detit". Prokurorja i ka sqaruar togave te zeza se i pandehuri Murtaj, me detyre shofer autobusi i linjes Sarande - Athine eshte arrestuar ne doganen e Kakavijes teksa ka tentuar te kaloje nje sasi prej 118 kilograme lende narkotike kanabis sativa, e fshehur ne gomat e autobusit. Droga ishte e paketuar ne pako me peshe 1 kilogram secila dhe e mbeshtjelle ne 14 thashe plastmase, si dhe kishte per destinacion te saj Greqine. Nga hetimet si dhe nga gjumit e gjetura ne thaset ka rezultuar se i pandehuri Romeo Haderaj, ka qene i perfshire ne kete trafik te lendes narkotike. Akti i ekspertimit daktiloskopik nxori se gjurmet e gishtave te tij kishin mbetur neper qeset mbeshtjellese te pakove me hashash i perkisnin Haderajt. Ne seancen e radhes mbrojtja e te pandehurve do paraqese konkluzionet e saj perfundimtare ne lidhje me dy te pandehurit. Ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›