Merr flake kazinoja, plas kablli elektrik
Tirane - Nje kazino prane stacionit te trenit ne kryeqytet, eshte perfshire nga flaket pak ore pas mesnates, duke gdhire dita e enjte. Shkak i perfshirjes ne flake ka qene mbingarkesa elektrike. Si pasoje, e gjithe kazinoja eshte shkrumbuar, ndersa eshte shmangur perfshirja nen flake e apartamenteve qe ndodheshin siper kazinose.
Ngjarja
Nje shperthim i fuqishem ka trembur ne oret e para te mengjesit disa pallate ne afersi te stacionit te trenit. Shperthimi mesohet te kete pasur fuqine e nje eksplozivi, por ne fakt ka qene nje shkendije elektrike, e cila ka perfshire nen flake ambientet e nje kazinoje. Sipas burimeve si pasoje e shperthimit, ka pasur vetem demtime materiale. E gjithe ngjarja ka ndodhur ne oren 04:00 te mengjesit te djeshem kur kazinoja ne afersi te stacionit te trenit eshte perfshire nga flaket. Burime nga policia bene te ditur se gjithcka ka ardhur nga mbingarkesa elektrike, e cila me pas ka shkaktuar nje shperthim te fuqishem, te ngjashem me ate te eksplozivit. Por qe ne fakt ka qene vetem nje kabull elektrik ai qe ka shkaktuar gjithe ate shperthim dhe zhurme. Punonjesit e kazinose, te cilet kane qene ne ato momente te pranishem, jane munduar te shuajne flaket, per te shpetuar ndonje nga pajisjet elektrike te kazinose. Gjithcka ka qene e pamundur pasi flaket e zjarrit kane qene shume te medha duke marre perpara te gjitha pajisjet. Punonjesit e kazinose mesohet te kene nxituar qe te dalin jashte. Ne vendngjarja kane mberritur zjarrfikesit te cilet kane fikur ne kohe zjarrin duke evituar qe flaket te depertonin ne katet e siperme te pallatit. Efektivat e policise te komisariatit numer 3 kane shkuar menjehere ne vendngjarje, ku edhe kane kryer veprimet e para hetimore. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se perfshirja ne flake e kazinose ka qene nga mbingarkesa elektrike duke hedhur poshte pisten e ndonje zjarr venie te qellimshme. Te gjithe punonjesit e kazinose qe kane qene te pranishem ne ato momente kane dhene deklaratat e tyre per momentet e para te shperthimit. Materialet hetimore i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes per hetime te metejshme.
Redinalda Caushaj