E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten me arme 50 mije euro

Tirane - Nje kambist eshte grabitur nen kercenimin e nje arme, gjate momentit qe ishte duke dale per pune dhe pas ushtrimit te dhunes i jane rrembyer 50 mije euro. Policia ka mundur te identifikoje mjetin, me te cilin jane arratisur autoret, por deri ne oret e mbremjes, nuk ka mundur ta zbuloje autoret. Burime nga policia kane bere me dije se jane shoqeruar 15 persona per kete ngjarje, dy prej te cileve dyshohet te jene edhe autoret e saj.

Ngjarja

Grabitja me arme ka ndodhur mengjesin e djeshem, rreth ores 07:10, kur 55-vjecari Fari Fanxho, i cili punon si kambist, ka dale nga banesa e tij ne rrugen "Gjergj Fishta", afer me Gjykaten e Faktit, mbrapa ekspozites dhe eshte nisur per ne pune. Sapo ka zbritur shkallet e apartamentit te tij, qe ndodhet ne katin e 3 te nje pallatit 10 katesh, dy persona te armatosur, i kane shkuar nga pas dhe e kane lajmeruar qe mos te levizte. Sipas burimeve nga policia, kampisti ka shpjeguar perpara efektivave se dy personat i kane kerkuar canten me para si dhe e kane urdheruar qe te mos e kthente koken pas. Pasi grabitesit kane marre shumen e lekeve, e kane goditur pas koke dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes. Ne cante ndodhej shuma prej 50 mije euro, te cilat Farxho do t'i perdorte ne pune. Sipas burimeve nga policia nje qytetar ka pare te gjithe skenen e dhunshme te grabitjes dhe i ka shkuar ne ndihme te demtuarit. Ai ka njoftuar edhe policine, si dhe ka pershkruar autoret e ngjarjes. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu te Patrulles se Pergjithshme, te cilet kane mundur te marrin informacion se grabitesit ishin larguar me nje mjet tip "Fiat", me ngjyre te bardhe. Pas disa informacioneve te marra nga qytetaret qe ndodhin aty, efektivat e policise jane vene ne dijeni se mjeti me te cilen ishin larguar grabitesit ishte me targa te huaja. Pas ketij informacioni, policia ka ngritur nje sere postblloqesh dhe ka nisur verifikimet nga te gjitha sherbimet e saj. Megjithate, policia nuk ka mundur te identifikoje kete mjet deri ne oret e vona te nates. Plot 15 persona jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, nga Sektori i Vjedhjeve me Dhune. Sipas burimeve mesohet se dy prej personave te shoqeruara dyshohet te jene edhe autoret e kesaj grabitjeje. Vete kampisti gjate marrjes ne pyetje, ka deklaruar se ne cante kishte 50 mije euro, qe i perdorte per xhiro ditore.

Grabitesit, kishin gjurmuar kambistin

Grabitesit dyshohet ta kene ndjekur disa dite kambistin Fari Fanxho. Sipas burimeve nga policia, autoret kane qene ne dijeni te te gjitha levizjeve te tij. Ata kane ditur te gjithe intenerarin e Farxhos. Dyshohet se dy grabitesit kane qene ne dijeni edhe te shumes se lekeve qe ai kishte ne cante, ku sipas burimeve ky ka qene edhe shkaku qe e kane pritur poshte pallatit.

Precedentet

19 shtator 2008

Kambisti qellohet me dru pas koke dhe i grabiten 25 mije euro. Ngjarja e rende u shenua ne qytetin e Elbasanit ku Arben Kovaci, i cili ushtronte profesionin e kambistit u plagos rende nga persona te arrestuar ne nje prite prane baneses se tij.

09 Shkurt 2008

Masakrohet dhe grabitet nga tre te rinj te paidentifikuar kambisti. Ndersa ka qene duke zbritur shkallet e pallatit, ne lagjen numer 17, te Durresit, ku dhe banonte, Bashkim T., eshte sulmuar, duke iu grabitur canten me 2 milione leke.

13 mars 2007

Grabitet kambisti Skender Leka, banues ne lagjen "Zinxhira" te Gjirokastres. Ne oret e para te mengjesit, persona te paidentifikuar kane vjedhur ne makinen ne pronesi te 45-vjecarit shumen prej 550 mije lekesh.

14 dhjetor 2006

Nje kambist eshte grabitur perpara bashkise se Lushnjes teksa kthehej nga tregu i lire i valutes. Ngarja ka ndodhur rreth ores 17:00 te pasdites, kur kambisti Bendo, po levizte me bicikleten e tij dhe i morrin 6 mije USD.

1 dhjetor 2005

Kambisti Hysen Kaso ishte duke u kthyer ne shtepi kur i grabiten 1.8 milione leke te reja. Ngjarja ka ndodhur ne zonen e Porcelanit ne Tirane. Disa persona e kane goditur nga mbrapa duke i vjedhur parate qe kishte ne xhep, 6 milione leke dhe 500 euro.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›