E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lul-ishte Skënderbej

Share

Nga Aurel Vezaj

Te gjitheve na ka rene rasti te kalojme neper  qendren e Tiranes dhe kemi qene kureshtar se si do te transformohej qendra e kryeqytetit te gjithe Shqiptareve. Prej muajsh nje projekt modern eshte  groposur qellimisht nen tunelet e kabllove nentokesore dhe  ja kane zene vendin disa punime mbi to te modelit  te Zogut  te Zi , gropes Hajdin Sejdini  etj. Punime pa nje projekt konkret. Kater milion euro te shkuara dem per teka politikanesh.  Nese do te kthehemi pas ne kohe te gjithe e mbajme mend se si u shkaterrua pasuria publike ne vitet e para te demokracise se si u shkatarruan uzina, fabrika, hektare pa fund te mbjella me ullinj, qershia dhe kumbulla neper kodrinat ane e mbane Shqiperise vetem me idene se cdo gje qe eshte ndertuar ne sistemin e kaluar, duhej nisur nga e para dhe ndertuar nga dora e sistemit aktual. Veprime keto te cilat nuk i ndaloji politika e kohes se atehershme e nuk po i ndalon as Politika e kohes se sotme edhe pse kane kaluar njezet vite akoma orkestrohen nga po te njejtet drejtues ne nje forme ndryshe. Qeveria prej kohesh ka ne projektet e saja mbjelljen e arrorreve, ullinjve, pjeshkeve etj.  dhe kete deshire qeverise ja plotesoji vetë kryetari i bashkise Tirane mu ne qender te Kryeqytetit duke e shnderruar qendren ne nje fushe me te mbjellat qeveritare. Pasi kishte ngelur  e vetmja toke e lene djerre ne te  gjithe shqiperine. Pas disa muajsh turistet qe do vizitojne Kryeqytetin do kerkojne neper nje pyll te dendur me lloje lloje kulturash frutore  per heroin tone Kombetar. Bashkia nuk ka lene pa menduar dhe per kalin e tij duke ngritur para tij nje kodrine artificiale enkas per t’i cuar barin tek goja pasi ka vite qe nuk ushqehet.

Kush ka kaluar perpara Xhamise se Et`hem  Beut nuk i ka shpetuar pa vene re  nje trekendesh i mbjelle  me qiparisa, peme te cilat i kemi pare te mbillen vetem ne varreza.  Mos valle ai vend eshte prenotuar???

Tani qe qytetaret jane cliruar nga heqja e gjashtedhjete  taksave, si dhe nga punonjesit e vjeter  te ish administrates model te Bashkise  do te shfryjne lirisht duke menduar se do shohin me shume pune te ketij lloji.  Bashkia ka lene te hapur pas tre vitesh pikerisht perpara fushates elektorale projektimin e qendres se qyetetit.

Me te drejte qytetaret e Tiranes do te kujtojne na ishte nje here Sheshi Skenderbej sot Lul-ishte Skenderbej.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›