E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama sigurohet në rast se do e hajë krokodili

Share

Presidenti amerikan, Barak Obama, mori një dhuratë zyrtare gjatë vizitës në Australi, një sigurim krokodili. Obama e mori siguracionin përpara se të nisej për në veriun tropikal, ku gjendet një nga krokodilët më të mëdhenj e më vdekjeprurës. Kështu, nëse ai do sulmohej dhe do e hante një krokodil gjatë vizitës, gruaja e tij do merrte rreth 50 mijë dollarë. Ndërkohë siguracioni kushtoi vetëm 10 dollarë. Krokodilët e ujërave të kripur në Australi vrasin 1 deri në 2 njerëz në vit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›