Lule Elezi jep dy koncerte në Vjenë
Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 18:09
Me ftesë të shoqatës ndërkombëtare vjeneze, Frederic Chopin, në një gala koncert që mbahet më 16 qershor, pianistja kosovare, Lule Elezi, do të ekzekutojë në Vjenë vepra të Chopinit, bashkë me pianistë eminentë nga Austria, Polonia, Kina, Norvegjia dhe Hungaria.
Ndërkaq, më 17 qershor, me ftesë të Iniciativës Kulturore Evropiane për Gjenerata të Reja, pianistja Elezi do të mbaj një koncert recital në Vjenë, në të cilin do të performojë vepra të Chopinit e Schumanit.
Duke filluar nga gushti i vitit 2009, pianistja Elezi ka performuar shtatë herë në Vjenë, në koncerte recitale dhe festivale ndërkombëtare të organizuara nga shoqata ndërkombëtare Frederic Chopin, pa i llogaritur këtu dy koncertet e radhës.