Barcelona, pas Hazardit

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 21:37
Barcelona është e interesuar për yllin e Lilles, Eden Hazard, i cili ka njoftuar se është i gatshëm të largohet nga klubi francez.
Gjiganti katalan është në mesin e klubeve të interesuara për futbollistin belg, që spekulohet se kërkohet edhe nga Real Madrid, Arsenal dhe Liverpool.
“Barcelona? A mund të jem pjesë e saj? Është nder i madh për mua të kërkohem nga ekipi më i mirë në botë, por nuk kam asgjë më tepër për të thënë. Është nder i madh për mua të dëgjoj një lajm të tillë”, tha Hazard për El Mundo Deportivo.