E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjiptiani e pagëzoi vajzën Facebook

Gamal Ibrahim, 20-vjeçar, i cili kohë më parë u bë baba, e pagëzoi vajzën e porsalindur Facebook, për të shprehur gëzimin me të arriturat e gjeneratës së re, shkruan Al-Ahram, njëra prej gazetave më të popullarizuara egjiptiane.

Shumica e të rinjve përdorën Facebookun dhe rrjetet tjera shoqërore për të organizuar protesta të cilat filluan më 25 janar dhe çuan në dëbimin e presidentit Hosni Mubarak pas 30 vitesh pushtet në këtë vend.

Egjiptiani Wael Ghonim, drejtor i Google, i cili në kohën e lirë organizoi dhe rregulloi faqen e Facebookut, u bë njëri nga figurat qendrore të lëvizjes dhe thuhet se ai i organizoi të gjitha protestat nëpërmjet Facebookut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›