E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varri i Harry Potter gjendet në Izrael

Një gur varri në Izrael u bë destinacion i popullarizuar turistik, pasi në atë vend prehet trupi i Harry Potterit.

Megjithatë, nuk është fjala për magjistarin e famshëm nga romani i shkrimtares britanike J. K. Rowling, por për 17-vjeçarin i cili iu bashkua ushtrisë britanike dhe vdiq në betejën afër Hebronit në vitin 1939.

Adhuruesit e Potterit e gjetën varrin në Ramli, në Izrael, derisa autoritetet nuk e dinin se ai ekzistonte. Varri tash më shumë tërheq vëmendjen e vizitorëve sesa lokacionet arkeologjike në atë rajon.

Shumë hebrej religjiozë nuk i lejojnë fëmijët e tyre t’i lexojnë romanet e Harry Potterit, pasi mendojnë se ai ka qenë pagan. Edhe një emër tjetër i njohur i paraqitur në varrezat e Izraelit është William Shakespear, shofer i kamionit në ushtrinë britanike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›