E lëvdon të dashurin
Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 11:53
Hayden Panettiere ishte tmerruar kur për herë të parë ishte takuar me të dashurin e saj muskulor, boksierin Wladimir Klitschko!
Aktorja e filmit “Heroes” ka dhënë opinionet e para për boksierin e kategorisë së rëndë gjatë një interviste me Regis Philbin dhe Kelly Ripa.
Hayden dhe Wladimir ishin takuar gjatë një mbrëmjeje në librari, ku mund të pish edhe kafe. “I thashë, ‘je shumë i madh’ dhe ai me tha ‘je shumë e vogël”, ka rikujtuar Panettiere.
Hayden ka thënë se ajo ka dëshirë që të dalë shpesh me të dashurin e saj. “Ndërkaq mësimi i parë që ma ka dhënë është ‘mos e godit askënd me gishtin e vogël, sepse do ta thyesh’. Ky është mësimi i tij”, tha ajo.