Reshjet situate emergjence ne Gjirokaster pa drita prej 7 oresh
GJIROKASTER- Koha e keqe dhe reshjet e dendura te shiut qe vazhdojne gjate gjithe dites kane shkaktuar nje gjendje emergjence ne Gjirokaster. Dalja nga shtrati e lumti Drino ka permbytur nenstacionin elektrik duke lene gjithe qytetin pa drita qe prej ores 1400. Dy komuna jane te bllokuara Lunxheri dhe Antigone ndersa ne qytet situata paraqitet mjaft emergjente. Rreth 2/3 e qytetit eshte eshte ne uje ndersa me e rende paraqitet situate ne hyrje te Gjirokastres ne zonen e quajtur Ura e Lumit. Me depertimin e ujit thuajse ne te gjithe qytetin dhe me rritjen e nivelit te tij brenda ne qytet kane depertuar shume mbetje urbane. Prefektura prej ores 1900 ka ngritur shtabin e emergjencave i cili po punon ne terren. Reshjet e shiut vazhdojne. Kjo eshte nje situate e cila prej vitesh ne kete periudhe te vitit perseritet ne qytetin e Gjirokastres.