Rreth 750 kupona pasaportash shiten per 1 ore ne Elbasan
Rreth 750 kupona per pashaportat biometrike jane shitur brenda ores nga sportelet e postes Shqiptare ne Elbasan. Drejtoria e postes ben te ditur se kuponat e mberritur nga kompania Aleat jane shitur brenda nje periudhe te shkurter dhe eshte kerkuar furnizim tjeter per shkak te kerkesave te shumta te shtuara ne menyre te papritur dy ditet e fundit. Drejtoresha e postes Alda Bicoku thote se vetem gjate muajit tetor jane shitur 10700 kupona per pashaporta biometrike. Ndersa per muajin nentor deri me tani jane shitur 1050 kupona per karta identiteti dhe 2850 kupona per pashaporta biometrike. Posta ka kerkuar nje furnizim me te madh me kupona nga kompania kontraktore per te perballuar fluksin e qytetareve. Ndersa nje numer i madh qytetaresh intereson per daljen nga prodhimi pasi kane aplikuar muajt e kaluar. Ata thone se deri tani nuk e kane besuar liberalizimin dhe vetem pasi u miratua nga Evropa kane shpejtuar per te nxjerre pashaportat e reja. Drejtoria e Postes lajmeron se ne Elbasan nuk shiten kupona per pashaporten e shpejte ndersa pritet nje shtim sasie bazuar ne kerkesat e qytetareve ne rritje.