Lulet e Kim Kardashian

Gjatë natës së mbrëmshme në ballon, ‘Met Ball’ morën pjesë shumë fytyra eminente të showbizzit ndërkombëtarë dhe padyshim ajo e cila asnjëherë nuk mungon në mbrëmje të tilla është Kim Kardashian.
Ndonëse ndodhet gati në prag të lindjes, Kim nuk e lë ti ikën asnjë festë e organizim. Kësaj radhe ajo është paraqitur me të e dashurin, Kanye West.
Çfarë ka rënë në sy më shumë është fustani i saj gjatë me lule të cilin e kishte kombinuar me një palë sandale identike dhe doreza po ashtu identike.
Duket se Kim nuk është edhe aq në hap me modën kjo për faktin se kombinimet strike, kanë disa vite që konsiderohen si jashtë mode./Indeksonline/