E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesat e çuditshme të Beyonce-s

Ashtu si të gjithë vipat edhe Beyonce ka kërkesa të veçanta në lidhje me nevojat e saj.

Ndërkohë që Katy Perry për shembull nuk do të ketë frigoriferë prej xhami në suitën ku do të qëndrojë, Beyonce gjithashtu dëshiron diçka të veçantë.

Sipas DailyStar-it, këngëtarja dëshiron vetëm letër higjienike te kuqe në tualet.

Ajo kërkon gjithashtu të shohë ushqimet që i shërbehen nëpër enë prej xhami si dhe qe të gjithë pjesëtarët e stafit të mbajnë veshje 100% pambuk.

Sipas DailyStar-it, Beyonce-s duhet t’i përmbushen të gjitha këto kërkesa në mënyrë që koncertet të shkojnë më se miri dhe ajo të jetë plotë energji./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›