E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulezim Basha: Pavaresia e shtetit te ri eshte e pakthyeshme

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulezim Basha, ka deklaruar se nga pikepamja praktike, pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme. Sipas tij, 48 vende e kane njohur Kosoven si nje shtet te pavarur, perfshire 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian. "Ndersa eshte e vertete qe 48 vende e kane njohur Kosoven, po ashtu eshte e rendesishme qe 144 vende te tjera anetare te OKB-se nuk kane marre ende nje vendim. Per ne nuk ka kuptim kerkesa e bere nga Serbia", theksoi kreu i diplomacise shqiptare. Sipas zyrtari te larte, deklaratat e Serbise se ka triumfuar pas miratimit te rezolutes jane farse politike. "Miratimi i nismes serbe qe i kerkon Gjykates se drejtesise me seli ne Hage, mendim keshillimor, per mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves, u be i mundur me votimin pro perafersisht 1/3 e anetaresise se OKB-se. Fakti qe rreth 2/3 -tat e anetareve te saj abstenuan, nuk moren pjese fare ne votim ose votuan kunder, eshte kuptimplote, pra vetvetiu deshmon se pavaresia e Kosoves eshte nje realitet i pakthyeshem",deklaroi Basha duke paralajmeruar se shume shtete te tjera pritet ta njohin Kosoven. Shefi i diplomacise shqiptare shpjegoi se vendimi i Asamblese se OKB-se nuk do te pengonte procesin e njohjes se Kosoves. "Duhet te jemi te gjithe vetem ne fokusimin per te ardhmen dhe jo ne te kaluaren, sepse e ardhmja i sherben paqes dhe stabilitetit ne Kosove, Serbi dhe rajon, si dhe rruga e vazhduar e jona do te jete drejt aspiratave integruese per ne BE dhe NATO", theksoi ministri Basha, duke njoftuar edhe per viziten e tij ne Gjermani dhe takimet me institucionet qeveritare dhe joqeveritare gjermane.

77 shtetet qe votuan pro rezolutes serbe ne OKB

Vendet qe votuan pro rezolutes jane: Algjeria, Angola, Antigua dhe Barbuda, Argentina, Azerbejxhani, Belarusia, Bolivia, Brazil, Botsvana, Brunei, Kamboxhia, ]ile, Kina, Kongo, Kosta Rika, Kuba, Qipro, Republika Demokratike Popullore e Kines, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Dominika, Republika Dominikane, Egjipti, El Salvador, Equatorial Guinea, Eritrea, Fixhi, Greqia, Guatemala, Guinea, Guyana, Honduras, Islanda, India, Indonesia, Irani, Xhamaika, Kazakhstani, Kenia,Kirgyzstan, Lesotho, Liechtenstein, Madagaskar, Mauritius, Meksiko, Mali i Zi, Myanmar, Namibia, Nikaragua, Niger, Nigeria, Norvegjia, Panama, Papua Nee Guinea, Paraguay, Philippines, Romania, Rusia, Saint Vincent dhe Grenadines, Serbia, Singapori, Slovakia, Solomon Islands, Afrika e Jugut, Spanja, Sri Lanka, Sudani, Surinami, Seaziland, Siria, Timor-Leste, United Republic of Tanzania, Uruguay, Uzbekistan, Viet Nam, Zambia, Zimbabee.

Vendet qe votuan kunder rezolutes jane: Shqiperia, Marshall Islands, Micronesia, Nauru, Palau dhe SHBA-te.

Vendet qe abstenuan: Afganistani,Andorra, Armenia, Australia, Austria, Bahamas, Bahrain, Bangladeshi, Barbadosi, Belgjika, Belize, Benini, Bhutani, Bulgaria, Burkina Faso, Kameruni, Kanada, Kolumbia, Kroacia, ]ekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Ghana, Grenada, Haiti, Hungaria, Irelanda, Israeli, Italia, Japonia, Jordani, Latvia, Lebanoni, Lithuania, Luksembourg, Malejzia, Malta, Monako, Mongolia, Maroko, Nepali, Holanda, Zelanda e Re, Omani, Pakistani, Peru, Polonia, Portugalia, Katar, Republika e Korese, Moldavia, Saint Lucia, Samoa, San Marino, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Slovenia, Suedia, Zvicra, Tailanda, Maqedonia, Togo, Trinidad and Tobago, Uganda, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, Vanuatu, Jemeni, Bosnja dhe Hercegovina, Burundi, Cape Verde, ]ad, Bregu i Fildishte, Ekuadori, Etiopia, Gaboni, Gambia, Iraku, Kiribati, Kuvajti, Lao People's Democratic Republic, Libia, Malavi, Maldivet, Mali, Mauritania, Mozambik, Ruanda, Saint Kitts and Nevis, Seychelles, Tonga, Tunisia, Turqia, Turkmenistan, Tuvalu dheVenezuela.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›