Kosova marreveshje me BE-ne
Komisionari i Bashkimit Evropian per Zgjerim, Olli Rehn, ka nenshkruar ne Prishtine, Marreveshjen me qeverine e Kosoves per mbeshtetje ekonomike para anetaresimit. Kjo marreveshje i siguron Kosoves ndihmen prej me teper se 122 milione eurosh per kete vit, si pjese e pakos financiare evropiane e premtuar ne Konferencen e Donatoreve. Marreveshja eshte nenshkruar nga kryeministri kosovar, Hashim Thaci, dhe komisionari i BE-se per Zgjerim, Olli Rehn, e ku ishte i pranishem dhe shefi i Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove, Renzo Davidi, perfaqesuesi civil nderkombetar, Piter Feith, si dhe ambasadoret dhe shefat e perfaqesive diplomatike te vendeve te BE-se ne Prishtine. Me kete rast, komisionari i BE-se per Zgjerim, Olli Rehn, tha se kjo marreveshje eshte edhe nje deshmi se Bashkimi Evropian kujdeset per Kosoven dhe popullin e saj dhe e trajton Kosoven si pjese te integrimeve. Me mbi 122 milione eurot qe i jane ndare Kosoves synohet te ndihmohen angazhimet per nje shoqeri te qendrueshme e shume etnike, ku do te sundoje rendi dhe ligji dhe do te fuqizohen institucionet. Komisionari Rehn tha se me kete hap do te behet nje perparim i metejme ne sferen e zhvillimit ekonomik dhe social, qe eshte me se i domosdoshem ne Kosove. "Erdha ne Kosove qe t'u tregoj te gjithe qytetareve ne Kosove se sa shume perkujdeset Bashkimi Evropian per ju dhe perspektiven evropiane te ketij vendi", tha komisionari Rehn. Duke u nderlidhur me rezoluten e miratuar nga Asambleja e Pergjithshme per mendimin keshilledhenes nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne lidhje me pavaresine e Kosoves, Olli Rehn tha se Komisioni Evropian si trup nuk ka kompetenca qe te ndikoje ne kete fushe. "Eshte normale qe Asambleja e Pergjithshme te kerkoje mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise", tha Rehn. Por, sidoqofte, ai tha se Kosova duhet te vazhdoje me tej zhvillimin e saj ekonomik, duke mos u perqendruar shume tek zhvillimet ne Gjykaten e Hages. Ne anen tjeter, udheheqesit kosovare e kane siguruar komisionarin Rehn se Kosova, si shteti me i ri ne Evrope, ka synime te qarta per plotesimin e kritereve per integrim ne Bashkimin Evropian. Po dje komisionari per zgjerim ne BE, Olli Rehn, i cili kryesonte nje delegacion te Komisionit Evropian ka qendruar edhe ne Kuvendin e Kosoves, ku eshte pritur nga kryeparlamentari Jaku Krasniqi dhe anetaret e Kryesise me te cilet ka biseduar per zhvillimet ne Kosove dhe rrugen qe ka marre vendi drejt integrimeve ne Bashkimin Evropian. Oli Ren vizitoi Kosoven vetem nje dite pas votimit ne Asamblene e Pergjithshme te rezolutes serbe. Ai tha se kalimin e rezolutes nuk e konsideron befasi dhe porositi qe t'i lihet drejtesise te marre vendimet e saj, kurse Kosova nderkohe te vazhdoje reformat e domosdoshme. Bashkimi Evropian eshte nder donatoret kryesore ne Kosove, ndersa roli i tij do te forcohet edhe me shume, me vendosjen e misionit te EULEX-it. Bashkimi Evropian ndan cdo vit fonde mbeshtetese per Kosoven, nderkohe qe nga fundi i vitit parashikon te nise dhe misionin e vet ne fushen e sundimit te rendit dhe ligjit.