E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet punishtja e naftes, bllokohen 24 mije litra

ELBASAN- Nje punishte nafte eshte zbuluar ne ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik te Elbasanit mbremjen e djeshme. Policia arriti te bllokonte nje sasi prej 24 mije litrash mazut dhe perzieres. Ka qene seksioni Kunder Krimit Ekonomik, qe ka ndermarre nje kontroll dhe si rezultat eshte zbuluar dhe sekuestruar disa mije litra lende per prodhimin e naftes. Sipas te dhenave nga policia, jane sekuestruar 16 mije litra mazut dhe 8 mije litra perzieres. Mesohet se per shkak te hetimeve nuk behen te ditur ende emrat e personave te perfshire ne kete veprimtari te paligjshme. Burime zyrtare thane se jane identifikuar pronaret e mundshem te punishtes, por ende ndaj tyre nuk ekzistojne provat e mjaftueshme qe vertetojne autoresine e ketij aktiviteti te paligjshem. Pritet qe emrat e tyre te behen te ditur pas verifikimeve nga ana e specialisteve te seksionit, ne bashkepunim me prokurorine. Edhe tre muaj me pare po ne kete zone u zbuluan dy punishte te perpunimit te naftes ne menyre te jashteligjshme, ndersa aksioni u shoqerua me arrestime dhe sekuestrime. Por dy dite me vone rezultoi qe kjo punishte ishte e rregullt

dhe te dyshuarit u liruan.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›