Lulëzim Basha nuk i ka borxh askujt!
Gazetarët që ndjekin fushatat elektorale me siguri e mbajnë mend Odetën. Është një vajzë që punon si menaxhere tek një revistë mode, pronë e gruas së Lulëzim Bashës. Revista është luksoze dhe bosh, si çdo gjë që del për të mbuluar diçka dhe jo për të zbuluar diçka. Odeta është menaxherja e revistës. Ka shëtitur në disa kompani reklamash dhe marketingu, herë afër AMC, e herë afër Vodafone, herë me Mjaft-in e herë me Zgjohu-n, dhe së fundmi e mbajmë mend si menaxhere e medies për fushatën e Lulëzim Bashës në Tiranë. Dërgonte fotografitë nëpër redaksi, spotet nëpër televizione, dhe natyrisht mblidhte faturat e reklamave. Pastaj Basha hyri siç hyri në Bashki dhe kjo vajza u shfaq papritur me një kompani reklamash, krijuar në mes të Nëntorit, që kish fituar një tender për të dekoruar Tiranën më 28 Nëntor. Më shëmtuar nuk bëhej siç e patë, por lekët nuk është se ishin pak. Arsyeja: Ndihmëse e gruas.
Njerëzit e administratës me siguri e njohin Tezen. Është një kushërirë e gruas së Lulëzim Bashës, që ka përfunduar studimet për mjekësi dhe qyshkurse Lulëzim Basha u bë Ministër, e hoqi nga zanati që sdi a e ka ushtruar ndonjëherë, dhe e mori pas vetes në Ministri të Transportit si drejtoreshë të rëndësishme. Natyrisht jo për probleme mjekësore. Pastaj prej andej ai iku në Ministri të Jashtme, Tezja, siç e thërrasin gjithë njerëzit e administratës që e njohin, iku përsëri pas tij dhe përsëri drejtoreshë e rëndësishme. Pastaj Basha u bë Ministër i Brendshëm. Tezja pas tij, po drejtoreshë e rëndësishme. Në muajin gusht bëri kurban një dash dhe hyri në Bashki. Tezja pas tij. Përsëri drejtoresha më e rëndësishme e Bashkisë. Arsyeja: Kushërirë e gruas.
Një tjetër drejtoreshë që mbulon të ardhurat tatimore mbiu papritur në Bashki. Nuk është se u bë ndonjë konkurs, kishte ndonjë CV apo kishte shkëlqyer diku. Shoferi i gruas e kishte motër dhe u bë dhe ajo drejtoreshë.
E shumëpërfolur për postin e drejtorit të lejeve të ndërtimit, Bashkia e Tiranës me siguri priste që ky vend ti jepej dikujt që largonte hijen e korrupsionit. Me hyrjen e Lulëzim Bashës në atë ndërtesë, u gjet dhe njeriu për këtë vend pune. Arkitekti i pallatit të gruas së Lulëzim Bashës në Vlorë. Siç mund ta keni lexuar dhe më parë tek gazeta Tema, Lulëzim Basha në emër të vjehrrit të vet po ndërton dy pallate gjigante me tetë kate në ujë, në Vlorë, mu tek kthesa e Ujit të Ftohtë, atje ku Berisha thotë se nuk do të lejoj ndërtime 100 metra afër detit. Lulëzim Basha ka hyrë në det dhe po ndërton. Për turpin e Vlorës dhe gjithë shtetit shqiptar askush nuk ndihet edhe pse ka shkelur lejet urbanistike të dhëna po ashtu gabim, edhe pse prokuroria gjoja po heton. Arkitekti i kësaj shëmtire është pikërisht njeriu që u bë drejtor i lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Arsyeja: Arkitekt i pallatit të gruas.
Do të bëhet një biznes në rrugën këmbësore Murat Toptani. 40 shtëpiza të vogla në formë kioskash do të jepen me qera për biznesin të reklamojë mallrat e tij për një muaj nga 6 dhjetori në 6 janar. Njerëzit që bëjnë këtë biznes janë Teqja, ortaku i kunatit të Lulëzim Bashës, aq shumë i përfolur në kohën e aferave të Fazlliçit, kur kompania e tyre u fut në listën e hetimit nga prokuroria dhe Berisha turfullonte për ta zhbllokuar. Teqja ka përfshirë në këtë biznes dhe një agjenci ndihmëse, me një vajzë që njihet gjerësisht si e fejuara e Kunatit. Kërkojnë 3 mijë euro në muaj për një kioskë të ngelur pa shitur në supermarketin e tyre Megatek, i cili është kthyer në varrezë pa blerës edhe për shkak të krizës ekonomike. Arsyeja pse ata e fitojnë këtë biznes është përsëri gruaja e Lulëzim Bashës. Ia ka dhënë vëllait dhe kunatës së saj të ardhshme. Lista e atyre që kanë ndodhur gjatë këtyre katër muajve në atë Bashki mund të zgjatet pa fund dhe i pari dhe i fundit njeri që ka marrë vendimin për çdo gjë duket se është gruaja e Lulëzim Bashës. Nuk është as vëllai i tij apo nëna e tij, as PD-ja, as Berisha, as Shkëlzeni, bile as Argita.
Pyetja që lind me të drejtë pas gjithë këtij degradimi të turpshëm të një institucioni qendror të pushtetit është përse ky njeri që na premtoi se do të kishte Tiranën të parën, ka vënë gruan e tij të parën para çdo ligji, para çdo gare, para çdo vlere dhe çdo përfaqësimi politik në Tiranë.
Kryearsyeja mendoj se nuk është sentimentale. Vendimi për të dorëzuar Bashkinë e Tiranës familjes së tij ka të bëjë mbi të gjitha me faktin se ky njeri nuk i është mirënjohës realisht as Tiranës, dhe as qytetarëve për atë mandat. Ai nuk vjen nga një garë dhe nga një infrastrukturë politike ndaj së cilës ka detyrim. Ai vjen nga një betejë mafioze, që ka drejtuar një operacion financiar për të blerë mandatin e Tiranës. Gruaja e tij ka qëlluar me pare falë lidhjeve të saj dhe familjes së saj me VEFA-n në vitin 1996 e deri në faliment, ashtu si Lulëzim Basha ka qëlluar ministër në “punë me lek”, që shkojnë deri në 200 milionë euro abuzime. Me këto lek ata blenë pushtetin e tyre në Bashki. Kush e mban mend fushatën, e mban mend Lulëzim Bashën, ndaras PD-së, një zyrë në Torre Drini me Shkëlzenin dhe Kunatin në krah, pa askënd nga PD-ja. Ishin duke harxhuar para për të blerë Tiranën. Gjithçka tjetër ishte fasadë. Jepeshin pare për të ilustruar mendimet mbi Tiranën nga intelektualë pazarxhinj apo gazetarë bythëshitur. Jepeshin pare për të blerë opozitarë apo për të blerë heshtje të medieve kritike. Në fund u dhanë dhe për të blerë mandatin nëpër gjykata. Një njeri që e merr kështu mandatin, nuk ka arsye tu jetë mirënjohës zgjedhësve që nuk ekzistojnë, partisë që nuk e ka votuar dhe sidomos ligjit që nuk e ka ndëshkuar. PD me Lulëzim Bashën mori më pak vota se me çdo kandidat tjetër në Tiranë, dhe po të kemi parasysh dhe rritjen normale të elektoratit gati- gati duket se ajo parti e ka urryer kandidatin e saj. Lulëzim Basha ka gati 55 për qind të votave nga PD-ja dhe 45 për qind nga të tjerët. Të tjerët janë ata që nuk duan mirënjohje, por pare. Dhe ai ua ka dhënë. Duke mos qenë mirënjohës ndaj askujt për atë zaptim të shëmtuar zyre, ky njeri mos prisni tani të bëjë një Bashki të pushtetit, por thjesht një pushtet të tij personal në Bashki. Si një njeri i pavotuar, por blerës votash, ai nuk ka besim tek askush, veç tek ata që i kanë mbajtur qeset me lek nga pas në fushatë. Dhe ai është rrethi i ngushtë i familjes së tij, gruaja, kunati, shoferi, ndihmësja e gruas, kushërira, arkitekti i vjehrrit, etj.
Kjo është një arsye e fortë që ne të shikojmë sot një bashki të degraduar dhe arrogante në primitivizmin e vet, një kryebashkiak të pafytyrë që përpiqet ti imponojë Tiranës bizneset e familjes së tij si vlerë për kryeqytetin. I përciptë, i paaftë, gënjeshtar dhe frikacak, ai po izolohet dita- ditës duke gjetur ngushëllim tek rrethi i tij familjar, i cili i është turrur Tiranës më thikë në dhëmbë të shqyejë çfarë mund.
Mos prisni që këtë shëmti ta ndalë Berisha, PD-ja, media apo intelektualët e këtij qyteti. Ai nuk u ka asnjë borxh. Ata që kanë lehur për të nëpër ekrane- janë paguar, ata që kanë pozuar si intelektualë -janë paguar, PD që se ka votuar- do ta paguajë. Berisha vetë ka pasur vetëm një interes madhor tek Lulëzim Basha, ta përdorte si
