Lulja e Jasminës e jashtëligjshme në Kinë
Lulja e Jasminës, e cila është simboli i revolucionit në Kinë është bërë e jashtëligjshme në këtë vend. Lulja e Jasminës u bë simbol para pak muajsh i revolucionit në Tunisi kundër regjimit të presidentit Ben Ali. Autoritetet kineze që atëherë filluan të mos ta shohin më me sy të mirë lulen që për shekuj ka qënë simbol pozitiv i vendit. Kështu që janë marrë të gjitha masat që emri Jasminë të zhduket nga të gjitha fjaloret, nga leksiku, dhe nga rrjeti i internet. Lulja nuk duhet të shfaqet më askund. Edhe festivali i famshëm ndërkombëtar i Jasminës që mbahet zakonisht në verë është pezulluar. Pra për lulen antike dhe simbol të Orientit të largët kanë nisur kohë të ashpra.
Funkisonarë të shërbimeve sekrete kanë shëtitur në të gjitha tregjet e vendit dhe është dhënë urdhri i pezullimit të kultivimit dhe shitjes. Madje edhe ato vazo që ishin në shitje janë lënë të kalben për tu zhdukur përfundimisht nga qarkullimi.
Censura ka funksionuar, pasi tentativat hipotetike të një revolucioni post-mao morën fund para se të nisnin vërtet.