E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, kryengritësit kurdë sulmojnë një stacion policie

Agjencia shtetëtore e lajmeve e Turqisë, Anatolia, raporton se kryengritësit kurdë kanë sulmuar një stacion policie në pjesën juglindore të Turqisë dhe kanë vrarë dy policë.

Gjithashtu kjo agjensi raporton se luftëtarët nga Partia Punëtore e Kurdistanit, që në Turqi është e paligjshme, ka sulmuar qytetin Silopi, me popullatë shumicë kurde.

Një polic është vrarë gjatë luftimeve, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK) ka luftuar për autonomi për kurdët, nga viti 1984. Lideri i PPK-së, Abdullah Oçalan, që është në burg, ka tërhequr vërejtjen për më tepër dhunë, pas zgjedhjeve parlamentare të Turqisë, të parashikuara për në 12 qershor, nëse qeveria nuk fillon bisedimet me kryengritësit për të përfunduar konfliktin separatist.

Raportohet se gjatë këtij konflikti janë vrarë më se 40 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›