E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulja e agimit,njihuni me simbolin e Vietnamit

Nelumbo-Nucifera-Lian-Zi-800pxAjo është një lule e ujërave të ëmbla,dhe mbi të gjitha është lulja-simbol e Vietnamit. Nelumbo nucifera,është emëri i saj shkencorë,por në Vietnam njihet si lulja e agimit.

Është simbol i pastërtisë së zemrës,e fjalës së urtë dhe e mëndjes dhe çel në periudhën e verës.

Është elegante,e bukur dhe aroma e kësaj luleje i shoqëron Vietnamezët ngado. Ajo përdoret jo vetëm si zbukurim,si dhuratë për hyjnitë,por edhe në kuzhinë. Farat e kësaj luleje konsumohen qoftë të freskta e qoftë të thara. Gjithashtu me këtë lule bëhen çajra ndërsa me gjethet e saj mblidhet orizi.

Farat,gjethet dhe kërcelli i saj përdoren edhe si ilaçe për problem të ndryshme për shëndetin. Prej kësaj luleje përftohet një esencë e cila përdoret kryesisht gjatë meditimit,pasi ndihmon në përqëndrim,thekson Noa.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›