E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris, nuk është e bija e Micheal Jackson

michaelE vërteta rreth aftësisë së Paris Jakson ka bërë gjithmonë e debatuar dhe sipas mediave amerikane.ishte lajmi shokues se ajo në të vërtetë nuk është e bija e këngëtarit elementi që e ka zhytyr 15-vjeçaren në depresion.

Sipas disa mediave rozë, që cituan burime brenda familjes, vetëm pak ditë përpara tentativës për tu vetvrarë ajo kishte mësuar lajmin se me të vëllain Prince, është motër vetëm nga nëna.

Sipas këtyre burimeve, Debbie Rowe ka lindur Paris nga marrëdhënia me një mashkull të panjohur, në periudhën kur ajo ishte e lidhur me Michael, me të cilin lindi edhe dy djem të tjerë.

Një mik i familjes tha për të përditshmen The Sun: Paris gjithmonë ka dashur të besojë që Micheal ishte babai i saj, por gjithmonë e ka pasur këtë dyshim. Testet gjenetike e tronditën thellësisht, pasi ajo gjithashtu ka dashur të besojë se ishte motër e biologjike me Prince, me të cilën ka qenë gjithmonë shumë e lidhur. Mësimi i të vërtetës e futi në një spirale depresioni.

Sipas këtij miku, testi gjenetik ka ndikuar edhe për një ftohje të menjëhershme mes Paris dhe të vëllait, fakt që ka peshuar edhe më rëndë brenda adoleshentes.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›