Mamurras, arrestohen 3 persona për grabitjen e një argjendarie
Tre të rinj, të cilët akuzohen për grabitje janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Mamurrasit. Uniformat blu kanë arritur të kapin tre të rinjtë, pasi ata akuzohen për vjedhjen e një argjendarie, ngjarje kjo e ndodhur një javë më parë.
Vinsent Piroli, Nikolin Mirshaj dhe Kristian Shkëmbi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë grabitur një argjendari në Mamurras, ku kanë arritur të marrin bizhuteri të ndryshme me vlerë të shumtë në lekë.