E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha i pandehur, Balla: Mbështesni prokurorinë

Tiranë- Deputeti socialist, Taulant Balla ka kërkuar nga parlementi mbështetje për prokurorinë në hetim për rrugën Durrës-Kukës, ku sot pritet të paraqitet si i pandehur ish ministri i Transporteve, Lulzim Basha, i një nga të vetmet çështje që mund të nderojnë mazhorancën.

“Nga çështja e Bashës ju dilni të nderuar, mbështesni prokurorinë që çështja të shkojë në gjykatë dhe Lul Basha në burg”- ka thënë Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke kërkuar prej mazhornacës të mos mbrojë më Bashën dhe hajdutet e tjerë në qeveri.

Balla i ka prezantuar në fillim të fjalës së tij deputetevë dy fletore, me borxhet e një fshati të vogël, me 270 banorë. “Kur erdhi Berisha e gjeti fshatin me këtë fletore, dhe premtoi se do t’i zhdukte listat. Sot, i ka shtuar edhe këtë tjetrë”- tha ai, duke treguar fletoret me lista, që numërojnë një borxh prej 4 milionë lekësh për sheqer, vaj, miell dhe bukë.

“Fshatari sot paguan 10 mijë lekë për plugiumin e një dynumi dhe 5 mijë lekë më shumë për shirjen. Bujqit vuajnë varfërinë kurse qeveria ul buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë”- tha ai, duke nuëmruar pagesa të tjera shtesë të shqiptarëve, që për bërjen e një injeksioni e deri tek operacionet.

“Me paratë e shqiptarëve paguhet Fazllic, administratori Isufi, Malltezi, Lulzim Basha, dhe familja kryeministrore. Nuk ka para për ndihmën ekonomike që është 2500 lekë,

sepse po të rritet ajo pakësohen tenderat e Fazllicit”- tha Balla, duke shtuar më tej se një pension në fshat është 4790 lekë, sepse tokat në Durrës i shiten Fazllicit me një pension dynymi, ndërkohë që armatimet i jepen për 5 lekë Delijorgjëve që pasurojnë veten dhe padronin nga fabrikat e vdekjes.

10.53Kuvend, Hysa: Fshati 3 herë më i varfër, qeveria përgjegjëseTiranë- Deputeti socialist Ndriçim Hysa ka akuzuar qeverinë sot nga foltorja e kuvendit të Shqipërisë, si të vetmen përgjegjëse të jetës së mjerë që po bëjnë fshatarët në vend.

“Qeverisjes po i vjen fundi, një fund që ju e parashikuat me suksese. Ju i keni harruar premtimet e bëra në vitin 2005, por shqiptarët nuk harrojnë, sepse vuajnë rritjen e çmimeve, papunësinë, listat e gjata të borxheve në dyqane”- tha ai, në seancën e sotme në parlament, në pjesën e diskutimeve të lira, jashtë rendit të ditës.

Sipas tij, korrupsioni i ka zënë sytë qeverisë dhe nuk e sheh dot më realitetin e shqiptarëve.

”Ju i keni varfëruar dy herë më shumë shqiptarët, rriten 3 herë papunësinë, ndërkohë që varfëria në fshat është rritur me tre herë. Në këto zona s’ka energji 15 orë në ditë, dhe fjalët e Bereshës ngjajnë qesharake për internetin në shkolla”- tha më tej ai.

Hysa përmendi me radhë problemet e mëdha të jetës në fshat, duke nisur që nga pamundësia ekonomike për blerjen e farave, që gjithësesi janë të pacertifikuara e për pasojë të pasigurta, pesticidet, naftën, e deri tek mundimi për të shitur prodhimin.

“Edhe prodhimi që bëhet e mbysin importet. Importet bujqësore janë 700 milionë euro me një raport rritur 1-12 nga 1-6 që ka qenë më parë”- tha ai. Në seancën e sotme plenare pritet votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit “Për buxhetin e shtetit përvitin 2009”, kundershtuar me force nga opozita, qe e votoi ehde kunder ne parim. Gjithashtu pritet dhe diskutimi i disa p/ligjeve si për disa ndryshime në ligjin e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”dhe p/ligji “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›