E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, një i vdekur, dy të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 80-vjeçar ka gjetur vdekjen në Patos të Fierit, kur biçikleta me të cilën ai ishte duke lëvizuar u godit nga një autobus.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 80-vjeçari Bajram Shehu ka humbur jetën, ndërkohë që policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë ndalimin e drejtuesit të autobusit.

“Në komisariat u shoqëruar drejtuesi i autobusit me targa FR 9281 B”- thanë burimet e policisë lokale, të cilët bëjnë me dije se dyshohet se ka qenë një hyrje e pakujdesshme e të moshuarit në rrugën e automjetit, por ende nuk ka një version zyrtar të rrethanave të aksidentit.

Po sot në mëngjes, dy persona mbetën të plagosur në një tjetër aksident, që ndodhi në rrugën Lezhë-Milot. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy të rinjtë ishin duke lëvizuar me një motor te madh, kur jne tentative per te parakaluar nje automjet tip benz, janë përplasur dhe kane dale jashte rruge. “Të plagosur janë shtetasir Saimir Gjoni, 19-vjeç dhe  Pal Lleshi, 17-vjec”- thanë burimet policore, duke shtuar se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga hetimet e para shkak per aksidentin eshte bere parakalimi i gabuar i motorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›