Lulzim Basha kapërcen Edi Ramën, udhëheq me 500 vota diferencë. Kandidati demokrat: Të finalizohet me transparencë numërimi

UPDATE- Gara për bashkinë e kryeqytetit ka hyrë në fazën e saj më decizive, teksa sot në orët e para të mëngjesit është vënë re një epërsi spektakolare e kandidatit të Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, i cili edhe pse ishte në disavantazh, arriti të balancote rezultatin dhe ta tejkalonte atë me 500 vota +. Nga numërimi i 430 nga 485 kutitë e votimit në total, ka rezultuar se kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen” ka siguruar 110 361 vota kundrejt 110 868 votave të siguruar nga rivali i tij demokrat i “Aleanca për Qytetarin”. I treti renditet Hysni Milloshi me 1 231 vota. Numërimi, i cili u ndërpre në oren 02:00 të mengjesit të sotëm për shkak se komisionerët do bënin pushim pritet të nisë nga momenti në moment. Ishte parashikuar te nisë në orën 09:00 por ende nuk janë grumbulluar numëruesit në KZAZ përkatëse. Numërimi do të vazhdojë në njësinë nr 11, 5, 8, 9 e 7 ndërsa ka përfunduar numërimi në 4 njësitë e tjera, përkatësisht në minibashkitë nr. 1, 2, 3, 4 dhe nr. 10.
Kandidati demokrat: Të finalizohet me transparencë numërimi
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha i ka bërë thirrje komisionerëve të mos ndikohen nga trysnia e garës, por të vijojnë numërimin e votave. Në një dalje publike, Basha falenderoi sërish komisionerët për punën e palodhur që po bëjnë ndërsa theksoi se çdo shqiptar duhet të krenohet me punën e tyre e cila do të finalizojë procesin transparent të zgjedhjeve. Më tej Basha ka teksuar se edhe pse ai kryeson garën për bashkinë e Tiranës ai është në pritje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
“Vota e çdo shqiptari duhet të numërohet, zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet”- përfundoi Basha.
PD akuza PS: Komisionerët e majtë bllokojnë procesin e numërimit
Partia Demokratike i ka cilësuar si të pabaza akuzat e PS-së se komisionerët e djathtë po bllokojnë procesin e numërimit të votave në njësinë 5 në Tiranë. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj theksoi se komisionerët e djathtë janë në vendin e tyre të punës dhe se nuk ka pasur bllokim të numërimit nga ana e tyre jo vetëm në njësinë bashkiake 5 por në asnjë njësi tjetër. “Garantojmë qytetarët se çdo votë do të numërohet me transpaencë të plotë dhe që asnjë vullnet i mbrapshtë nuk mund të devijojojë dot vullnetin popullor”- theksoi Mustafaraj.
...