E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi nuk ka gjasa të manipulohet

11-05-2011 / Gazeta 55

Flet Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi i PD-së, pranë KQZ-së

Numëruesit nuk duhet të gjejnë pretekste të pavlera për të shtyrë numërimin.
Ky ka qenë apeli i drejtuar nga eksperti pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, përmes një reagimi për mediat, ndaj personave përgjegjës për numërimin e votave në qendrat përkatëse.
Për sa i përket ngjarjeve të ndodhura gjatë ditës së djeshme, ku disa numërues bojkotuan procesin e votimit, eksperti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha “se ky përbën precedent të rëndë, sa i përket braktisjes së fletëve të votimit”. “As deputetit, as kryeministrit dhe as presidentit, nuk i lejohet të hyjë me dhunë në qendrën e numërimit të votave, ata nuk kanë punë atje”, u shpreh Kosovrasti.
Ai ka deklaruar gjithashtu se “ky akt i ndërmarrë nga deputeti socialist Paulin Stërkaj, për kapërcimin e hekurave të qendrës së numërimit të votave, është një xhest tërësisht i shëmtuar duke shtuar se deputeti socialist, Sterkaj po provokon numëruesit dhe komisionerët”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›