Lulzim Basha, kryebashkiak me frymëzim ndërtues

Aktet e një qeverimi vendor dallojnë fort jo veç për guximin që ato mund të ngërthejnë në momentet kur merren, por para së gjithash edhe për frymën që ato mund të shpërndajnë në qytet. Nëse Edi Ramën e qeverisjen e tij mund ta identifikojmë si një dinasti shkatërrimi, i cili u përkujdes fort të shkatërronte çfarëdolloj nisme private që dilte jashtë sferës së interesave të tij, duke guxuar ta çojë këtë pasion të lig deri tek prishja finale edhe e vlerave arkitektonike të qytetit, kryebashkiakut Lulzim Basha i është dashur të përballet me sfidën e kundërt. Që në fillim ai ofroi për qytetarët projektin me frymëzim ndërtues. Së pari çliroi ngërçin e sektorit, duke miratuar brenda 11 muajve, planin e përgjithshëm urbanistik, e më pas, u ofroi kryeqytetarëve edhe një perspektivë të re, duke i çliruar nga zhgënjimi ku ishin ngërthyer. Zgjatimi i Bulevardit dhe ndërtimi i një qyteti policentrik është një perspektivë e dëshiruar që vjen prej një qeverisjeje të guximshme, e cila përçon tek qytetarët një frymëzim ndërtues.