E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha për Zërin e Amerikës: Më 21 janar humbën jetën katër qytetarë të pafajshëm

Share

Ish- ministri i Brendshëm për herë të parë mban një qëndrim për ngjarjen e 21 janarit duke kërkuar që politika të mos ndërhyjë tek hetimet

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i cili ndodhet në Uashington në një vizitë pune, ka qenë në studion e Zërit të Amerikës ku u pyet për ngjarjen e 21 janarit, në kontekstin e postit që ai mbante atë ditë, si ministër i Brendshëm. Përgjigja e Bashës ishte krejt ndryshe nga qëndrimi që po mban sot kryeministri Berisha dhe mazhoranca në pushtet, të cilës ai i përket. Së pari çdo njeri duhet të jetë i përgjegjshëm të kufizojë vetveten, kjo është një ngjarje tragjike, një konsekuencë ngjarjesh që çoi në vrasjen e 4 personave të pafajshëm,  janë sulmuar institucionet, prandaj të gjitha këto duhet të jenë pjesë e një hetimi të gjithanshëm e profesional. Është e rëndësishme të hetohet sipas parametrave të shtetit ligjor, të mos ndikohet nga politika, të jetë një hetim i pavarur, tha Basha.

Më tej ai këshilloi dhe protagonistët e ngjarjes, edhe pse harroi që ishte vetë njëri prej tyre, duke kërkuar që të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Protagonistët e kësaj ngjarjeje duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në raport me ngjarjen dhe qytetarët, në kuptimin e përmbushjes së 12 prioriteteve të BE, ka nënvizuar Basha. Madje ai tha se kërkesa për bashkëpunim mes politikës ishte dhe ajo çfarë kishte marrë si mesazh në takimet e tij në SHBA. Të vendosim interesat e qytetarëve mbi ato partiake dhe të bashkëpunojmë. Këtë na e ka thënë Brukseli dhe ma kërkoi edhe Uashingtoni gjatë qëndrimit tim këtu, vijoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›