E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha, pranë konfirmimit si kryebashkiak, thellon diferencën me 38 vota ndaj Edi Ramës

20-05-2011 / Gazeta 55

Në 55 kuti të numëruara, kandidati demokrat ka marrë 80 vota, ndërsa ai socialist 32 vota. Lulzim Basha udhëheq në tërësi me 38 vota, ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 10 kuti të tjera të KZAZ-ve të ndryshme të kryeqytetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon numërimin e votave të kontestuara, të cilat janë gjetur në kutinë e gabuar, duke i konsideruar kështu plotësisht të vlefshme, porsa kohë respektojnë të gjitha elementët e certifikimit të KQZ.
Prej dy ditësh me radhë, KQZ është në krye të një procesi i cili edhe pse mbart vështirësi, por njëherazi mbetet një detyrim madhor në leximin e drejtë të votës së qytetarëve shqiptarë, konkretisht të qytetarëve të Tiranës.
Fenomeni që masivizoi qendrat e votimit në kryeqytet, ku vota për kryetarin e bashkisë ishte hedhur në kutinë e këshillave dhe kryetarit të njësisë bashkiake si dhe anasjelltas, detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që të merrte atributet e një KZAZ-je për Tiranën, për të trajtuar çdo të hedhur në kutinë e gabuar. Deri dje në orët e vona të natës KQZ arriti të numëronte 55 kuti, nga 65 në total.
Të dhënat paraprake flasin për një epërsi në rritje të kandidatit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka marrë 80 vota, ndërsa Rama 32 vota. Në tërësi, Basha kalon në avantazh Ramën, duke marrë kryesimin e garës me 38 vota diferencë.
KQZ do të vazhdojë punën me numërimin edhe të 10 kutive të tjera me vota të kontestuara. Akti normativ i miratuar dy ditë më parë nga KQZ, e cila në funksionin paraprak luan rolin e një KZAZ-je për Tiranën, i hap rrugë numërimit të çdo vote të vlefshme që është gjetur në kutitë e gabuara.
Sot në orët e para të mëngjesit, KQZ pritet të përmbyllë procesin e numërimit të votave të kontestuara si dhe brenda pak orësh të shpallë rezultatin paraprak për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Rezultatet

Qendra e votimit 2027
4 vota për Lulzim Bashën
1 votë për Edi Ramën

Qendra e votimit 2025
2 vota për Lulzim Bashën
0 vota për Edi Ramën

Qendra e votimit 2022
1 votë për Lulzim Bashën
2 vota për Edi Ramën

Qendra e votimit 2019
1 votë për Lulzim Bashën
0 vota për Edi Ramën

Qendra e votimit 1809/1
1 votë për Lulzim Bashën
0 vota për Edi Ramën

Qendra e votimi 1797
1 votë për Lulzim Bashë
0 vota për Edi Ramën

Qendra e votimit 1796
1 votë për Lulzim Bashën
0 vota për Edi Ramën

Qendra e votimit 2021/1
0 vota për Lulzim Bashën
1 votë për Edi Ramën

Qendra e votimit 2029/1
2 vota për Lulzim Bashën
1 votë për Edi Ramën

Qendra e votimit 2031/1
4 vota për Lulzim Bashën
0 vota për Edi Ramën

Qendra e votimit 2032
1 votë për Lulzim Bashën
0 vota për Edi Ramën

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›