Lume kandidaturash per PD-ne e Tiranes
Lume kandidaturash per drejtimin e Partise Demokratike te Tiranes.Pothuajse te gjithe deputetet demokrate te kryeqytetit por edhe anetare te Keshillit Kombetar jane propozuar nga baza per te garuar per postin e kryetarit te ri Tiranes.Anetaresia e demokrateve te Tiranes, gjate mbledhjeve te seksioneve, ka dale me propozime konkrete.Deri tani mesohet te jene propozuar deputetet Besnik Mustafaj, Aldo Bumçi, Edi Paloka, Bujar Nishani, Majlinda Bregu, Lajla Pernaska etj.Por ne listen e te propozuarve te bazes figurojne edhe Gjergj Bojaxhiu, Arta Sakja, Arben Xhiku, Sajmir Shehri etj.Propozimet jane bere sipas ndarjes se njesive bashkiake, duke praktikuar nje rregull te pashkruar, ate te ndikimit se deputeteve te zones dhe grupeve te punes mbi anetaresine per te propozuar emrat e ketyre te fundit.