E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncesioni kompanite marrin fitimin qytetaret paguajne kredine

Qeveria ka hedhur se fundmi ne publik idene e leshimit me koncesion te segmenteve kryesore rrugore te vendit me arsyetimin se mirembajtja e tyre eshte e pamundur per te ardhurat e buxhetit te shtetit apo dhe se kjo eshte nje praktike nderkombetare. Rruget qe mund te jepen me koncesion jane segmenti i sapondertuar Rreshen-Kalimash autostrada Tirane-Durres dhe segmenti Durres-Fier.

Rruget per te cilat behet fjale jane ndertuar dhe vijojne te ndertohen me parate e buxhetit te shtetit pra me parate e taksapaguesve dhe per te cilat vendi vijon te shlyeje ne menyre periodike kestet e kredive te marra per ndertimin. Nga ana tjeter koncesion konsiderohen te suksesshme ne rastet kur numri i automjeteve qe kalojne ne rruge eshte aq i mjaftueshem sa me te ardhurat qe do te nxirren nga taksimi i tyre te mund te mbulohen shpenzimet per mirembajtjen e tyre si dhe fitimin qe do te kete kompania menaxhuese.

Ne keto kushte pyetja e pare qe shtrohet eshte se a eshte i mundur kjo gje ne kushtet e Shqiperise nese po si do te aplikohet dhe sa do te taksohen kalimtaret
Eksperte te njohur rrugesh si dhe administrator te kompanive projektuese te rruges shpjegojne modulet se si do te mund te aplikohej dhenia me koncesion e sherbimit te mirembajtjes se rrugeve ne vendin tone eksperiencen nderkombetare mundesine e aplikimit ose jo te saj si dhe kostoja qe do te duhet te paguajne qytetaret.

Pergjigja e pare qe marrim eshte kjo shte e pamundur qe me numrin e automjeteve qe kalojne neper keto rruge te mblidhen aq shume para sa te mbulohen shpenzimet per mirembajtjen e tyre. Kjo nuk ka dale nga asnje studim fizibiliteti i bere deri me tani- shpjego Arben Mece ekspert i rrugeve dhe ish-funksionar i larte ne Ministrine e Transporteve.

Sipas tij nisur nga kushtet me te cilat jane ndertuar keto rruge kur qeveria ende eshte duke shlyer kredite e marra per to ato nuk mund te jepen me koncesion. Nese e leshon rrugen me koncesion kompania private bashke me perfitimet qe do te dalin nga mbledhja e takses se kalimit per qytetaret merr persiper te shlyeje edhe detyrimet sic eshte ne rastin tone kredia qe eshte marre per ndertimin e saj. Keshtu qe nuk mundet qe qeveria te shlyeje detyrimet dhe kompania private te marre fitimet.

fare koncesioni eshte ai kur kompania merr fitimet dhe qeveria paguan kredite- vijon shpjegimin ai.
Ka edhe prej tyre qe shpjegojne se nuk mund te jepet me koncesion nje rruge nacionale pasi ne kete rast qytetarit nuk i lihet mundesi zgjedhje per te ndjekur nje itinerar tjeter per te mberritur ne destinacion.

Raste te tilla menaxhimi njihen gjere neper bote ku qeveria e nderton rrugen dhe me pas e jep administrimin dhe mirembajtjen me koncesion por kjo ndodh ne rastet kur neper rruge kalojne nje numer i mjaftueshem automjetesh sa me te ardhurat e tyre mund te behet e mundur mirembajtja e saj. Rasti konkret vjen nga segmenti Rreshen-Kalimash ku paraprakisht mendohet te vendoset nje takse mesatarisht 5 euro per cdo automjet.

Duke marre parasysh qe kostoja vjetore e mirembajtjes se ketij aksi eshte perllogaritur te varioje nga 30 deri 50 milione euro duhet qe ne kete rruge te kalojne minimumi 6 milione automjete. Referuar te dhenave zyrtare te vitit te kaluar maksimumi i mjeteve qe kane kaluar ne nje dite gjate stines se veres ka qene diku tek 16 mije te tilla. Gjate stines se veres kjo rruges ka me shume qarkullim dhe sigurisht nuk mund te arrihet cdo periudhe nje numer i atille mjetesh.

Momentalisht per te mirembajtur nje segment Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve percakton nje fond te posacem. Fondi percaktohet duke u bazuar mbi mundesine e amortizimit te saj duke iu referuar terrenit ku shtrihet rruga. Madje ekspertet e rrugeve shtojne se shtete te ndryshme marrin parasysh ne percaktimin e fondit per mirembajtjen e rrugeve edhe kushtet atmosferike te zones ku shtrihet rruga. Sigurisht qe keto praktika nuk njihen ne vendin tone zakonisht fondet percaktohen bazuar mbi treguesit fizik te saj.

do te thote dhenia e rruges me koncesion

Dhenia me koncesion e nje rruge ne vetvete nenkupton heqjen dore nga administrimi dhe mirembajtja e saj prej organeve shteterore. Ne kete rast kompania private vendos traret e vjeljes se takses se kalimit dhe me parate e menaxhuara e miremban ate duke nxjerre edhe perfitimet e saj. Ajo qe ka me shume rendesi ne kete rast ka te beje me koston qe do te duhej te paguanin qytetaret ne kete rast. Per sa i perket segmentit Rreshen-Kalimash eshte parashikuar nje tarife mesatarisht 5 euro nderkohe qe per rruget e tjera i gjithe diskutimi eshte ende ne fazen teorike te tij.

Sa kushton mirembajtja e nje rruge

Pas ndertimit mirembajtja eshte procesi me i rendesishem per jetegjatesine e nje rruge. Kompanite e ndertimit dhe autoritetet shteterore kane nje koeficient mesatar qe perllogarisin koston vjetore te mirembajtjes se nje rruge. Sipas shpjegimit qe bejne administratoret e kompanive te projektimit kosto e mirembajtjes se nje rruge nuk perllogaritet duke u bazuar tek gjatesia e saj por tek sasia e materialeve qe jane perdorur per ndertimin fillestar.

Perllogaritet qe nese nuk mirembahet nje rruge te amortizohet deri ne 15 per qind te vleres se saj brenda nje viti. Pra nese per gjashte apo shtate vite me radhe nuk shpenzohet asnje lek per mirembajtjen e saj rruga shkon drejt degradimit total te saj.

Por sipas shpjegimit te specialisteve kostoja e mirembajtjes vjetore te nje rruge nuk eshte e njejte me perqindjen e amortizimit te saj. Ne rastin konkret kosto e mirembajtjes do te ishte sa 10 per qind e perqindjes se amortizimit nese nuk do te mirembahej. Me konkretisht nese kemi te bejme me nje rruge me vlere totale prej 100 milione euro amortizimi vjetore nese nuk do te vihej dore perllogaritet te jete rreth 15 milione euro nderkohe qe per ta mirembajtur ate do te duhej te shpenzoheshin 1.5 milione euro.

Koeficientet e amortizimit te rrugeve perllogaritet sipas perberjes se saj. Keshtu nje segment prej 20 kilometrash mund te perbehet nga rruge tunele ura etj. Koeficienti i amortizimit ne fjale eshte nje mesatare e koeficienteve te amortizimit per cdo segment te rruges. Ne kete rast inxhinieret shpjegojne se kosto e mirembajtjes eshte shume here me e vogel krahasuar me demin qe do te shkaktohej nese nuk do te merrej asnje riparim.

Sa kushton mirembajtja e nje rruge

Pas ndertimit mirembajtja eshte procesi me i rendesishem per jetegjatesine e nje rruge. Kompanite e ndertimit dhe autoritetet shteterore kane nje koeficient mesatar qe perllogarisin koston vjetore te mirembajtjes se nje rruge. Sipas shpjegimit qe bejne administratoret e kompanive te projektimit kosto e mirembajtjes se nje rruge nuk perllogaritet duke u bazuar tek gjatesia e saj por tek sasia e materialeve qe jane perdorur per ndertimin fillestar.

Perllogaritet qe nese nuk mirembahet nje rruge te amortizohet deri ne 15 per qind te vleres se saj brenda nje viti. Pra nese per gjashte apo shtate vite me radhe nuk shpenzohet asnje lek per mirembajtjen e saj rruga shkon drejt degradimit total te saj. Por sipas shpjegimit te specialisteve kostoja e mirembajtjes vjetore te nje rruge nuk eshte e njejte me perqindjen e amortizimit te saj.

Ne rastin konkret kosto e mirembajtjes do te ishte sa 10 per qind e perqindjes se amortizimit nese nuk do te mirembahej. Me konkretisht nese kemi te bejme me nje rruge me vlere totale prej 100 milione euro amortizimi vjetore nese nuk do te vihej dore perllogaritet te jete rreth 15 milione euro nderkohe qe per ta mirembajtur ate do te duhej te shpenzoheshin 1.5 milione euro. Koeficientet e amortizimit te rrugeve perllogaritet sipas perberjes se saj.

Keshtu nje segment prej 20 kilometrash mund te perbehet nga rruge tunele ura etj. Koeficienti i amortizimit ne fjale eshte nje mesatare e koeficienteve te amortizimit per cdo segment te rruges. Ne kete rast inxhinieret shpjegojne se kosto e mirembajtjes eshte shume here me e vogel krahasuar me demin qe do te shkaktohej nese nuk do te merrej asnje riparim.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›