Lumi Shtimjanja vërshohet nga peshku autokton “Mlyshi ilir”
.jpg)
Për shkak të kushteve të volitshme atmosferike dhe të reshurave të bollshme të shiut lloji i peshkut “Mlyshi Ilir” ka vërshuar lumin Shtimjanja në mes të tri urave.
Një numër i madh i këtij lloji është shumëzuar në këtë pjesë të lumit dhe mund të vërehet në vende të cekëta pranë pellgut të lumit.
Shoqata e peshkatarëve të Shtimes “Lossosi” në Shtime është duke e përcjellur për së afërmi që këtë lloj peshku autokton ta ruaj nga ndotjet që mund të vijnë prej faktorëve të ndryshëm meqë është pasuri kombtare. /Indeksonline/