E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët rus ndalohen në Jarinje pa viza

Në vendkalimin kufitar në Jarinje, në veri të Kosovës janë ndaluar 11 studentë rus që studionin në Beograd për shkak të problemeve me viza, shkruan Zëri.

I ashtuquajturi rektor i Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e veriut, Milaçiç Sreçko ka thënë për Agjencinë e lajmeve Tanjug se këta studentë janë paraburgosur nga policia kufitare në Jarinje për një orë e gjysmë, ndërsa më pas u liruan për të vazhduar në destinacionin e tyre.

Ai shpjegoi se ky ishte një grup studentësh këmbyes mes Rusisë dhe Beogradit i cili në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar midis dy universiteteve tradicionalisht vijnë në Kosovë. Ata këto ditë do të marrin pjesë në Universitetin Veror të Mitrovicës.

Milaçiç shtoi se ky nuk është rasti i parë që studentët të cilët marrin pjesë në shkëmbimin në Universitetin e Mitrovicës, kanë probleme të tilla në pikën kufitare në Jarinje.

Universiteti Veror i Mitrovicës 2013-të, mbledhë së bashku profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë ndërsa ka startuar sot (19) korrik dhe do të zgjasë deri në 2 gusht. Ndërsa do të marrin pjesë rreth 150 nxënës – në 80 lokalitete, 35 studentë janë nga Evropa Juglindore dhe 35 nga BE-ja dhe më gjerë./Zëri/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›