Lumi i Tiranës, identifikohet imbyturi, policia: Eshtë vrarë
TIRANË – Policia identifikon të mbyturin e gjendur dje, në lumin e Tiranës, si Agron Fisniku, banor i Babrrusë, 44 vjeç. Policia ka shoqëruarprindërit e tij për të mësuar shkaqet e vdekjes pasi ata nuk denoncuan për humbjen e djalit. Fillimisht mësohet se ka pasur debate ndërmjet tij dhe familjarëve të tij. Në banesën e tij është gjetur arma e krimit dhe njolla gjaku.
Policia njoftoi paraprakisht se trupi u gjend rreth orës 18.00, në fshatin Babrru, në lagjen e Preçve, rreth 3- metra larg bregut të lumit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se viktima ishte rreth 180 cm i gjatë, me flokë të errëta, me mjekër të gjatë, i moshës rreth 50-vjeç; në parakrahun e majtë kishte një tatuazh në formë spirance me një yll.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com