E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, jep dorëheqjen shefii Rendit, 2 ditë para zgjedhjeve

KUKES-  Shefi i Rendit në Policinë e Kukësit Embro Zholi ka dhënë dorëheqjen, dy ditë para zgjedhjeve. Korrespondenti ynë në Kukës informon se Zholi dorëzoi sot dorëheqjen në Drejtorinë e  policisë Kukës.

Ai e ka motivuar dorëheqjen për shkak të mbingrakesës në punë, por burime të brendshme bëjnë të ditur se shkak i kësaj dorëheqje është presioni që i është nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

PS dhe LSI kanë denoncuar presionin që Ministria e Brendshme po bën në qarkun e Kukësit, ku ministri Flamur Noka kryeson list e kandidatëve të PD-së.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›