"Sirenë" në lojën me dallgët e detit

Me një video personale, këngëtarja ka dashur të nxjerrë në pah fizikun e saj për t'u pasur zili.
Nicole Scherzinger ka treguar se me siguri zotëron "X-Factor", teksa ka shfaqur trupin e saj me një bikini tepër joshëse në bregun e Oqeanit, në plazhin e Floridas.
Këngëtarja ka postuar një video në faqen e saj "Vine", duke dashur të nxjerrë në pah fizikun e saj për t'u pasur zili, ndërkohë që ka luajtur me dallgët. Duke mbuluar intimitetet e saj me një pjesë cope shumë të hollë të rrobabanjove, Scherzinger është dukur një sirenë vërtet joshëse. /Indeksonline/