E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumturia nuk ka lidhje me femijet

"Personat te cilet nuk kane femije, tregojne nivelin e njejte te kenaqesise", tregoi nje studim. Kete studim interesant e kreu shkencetari dhe sociologu, Nattavudh Powdthavee nga Universiteti York, i cili nuk eshte prind. Sipas "The Telegraph", thuhet se shumica e prinderve i perkujtojne disa kthesa ne jeten e femijes se tyre, si buzeqeshja apo fjala e pare, ndaj besojne se shperblimet e vogla mund ta kompensojne brengen dhe sfidat e te qenit prind. "Megjithate, tere ate gezim e prish kujdesi i perditshem per familjes", tha doktori ne edicionin e fundit te revistes 'The Psychologist'."Kur imagjinojne sesi eshte te jesh prind, njerezit kryesisht fokusohen ne anet e mira sesa ne ato te keqijat. Kjo kryesisht ndodh ngaqe besojme qe ngjarjet e rendesishme dhe te bukura, si buzeqeshja e pare, diploma apo martesa e femijes sjellin kenaqesi te madhe dhe lumturi", tha Powdthavee. Por ky gezim nuk zgjat shume. Prinderit shumicen e kohes e kalojne duke u kujdesur per problemet ne shkolle, duke pergatitur ushqim dhe duke lare rroba dhe keto ngjarje jane shume me te shpeshta. "Keto pervoja te vogla, por negative, ndikojne ne nivelin e perditshem te lumturise dhe kenaqesise ne jete", shton doktori. Pavaresisht studimit, duhet permendur se edhe doktori Powdthavee me te dashuren e tij po planifikojne zgjerimin e familjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›