Qendra Kombetare e Barnave mbyll 6 farmaci pa licence
Qendra e Kontrollit te Barnave gjate nje inspektimi te ushtruar, ka mbyllur 6 farmaci pa licence. Sipas drejtorit te ketij institucioni, inspektimi ka nisur tek te gjitha farmacite dhe kjo per shkak se gjate viteve te fundit, ne to jane hasur shume shkelje dhe abuzime. "Inspektimet e kryera deri me tani na kane detyruar te mbyllim 6 farmaci ne te gjithe vendin dhe kjo per shkak, se nuk kishin hapur licencen ne Ministrine e Shendetesise perpara nisjes se aktivitetit. Per sa i perket numrit me te madh te ketyre farmacive te mbyllura, ai eshte ne Tirane", ka pohuar drejtori i Qendres Kombetare te Kontrollit te barnave, Besnik Jakaj. Sipas tij, farmacite duhet te plotesojne nje sere kushtesh dhe detyrimesh ligjore per te vazhduar aktivitetin. Sipas ligjit, ato farmaci te cilat ofrojne medikamente pa pullen e sigurise, medikamente te skaduar apo nuk kane licence te biznesit si dhe punonjesit e punesuar nuk jane profesioniste, gjobiten si dhe mbyllen nese nuk kane licenca. Me disa ndryshime ligjore, farmacite kane varesi dyfishe si nga Qendra e Kontrollit te Barnave ashtu edhe nga Drejtorite Rajonale te Shendetit Publik. Kurse farmacite te cilet kane kontrate me Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor i nenshtrohen edhe nje kontrolli nga ky i fundit. Sipas te dhenave nga ISKSH, nga kontrollet e ushtruara, ka rezultuar se ne 59 subjekte farmaceutike eshte verejtur se disa nuk plotesojne ne kohe regjistrimin e faturave, ndersa eshte nderprere kontrata me nje farmaci, e cila tregtonte barna pa pulle. "Eshte vendosur gjobe ne masen 10.000 leke, pasi jane gjetur barna te listes se rimbursimit pa pullen e kontrollit te Ministrise se Shendetesise, ku eshte nderprere kontrata me kete subjekt dhe i eshte propozuar komisionit te licencimit, per heqje te saj", ka pohuar drejtori i Kontrollit te Jashtem ne ISKSH.