E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Nano, makina me e lire ne bote

Makina me e lire ne bote, Nano, u prezantua dje ne Mumbai te Indise. Modeli baze i automjetit pritet te kushtoje 100 mije rupi, ose e thene ndryshe, 1984 dollare. Nga mesi i muajit prill do te nise marrja e porosive per blerje. Makina ishte planifikuar te prezantohej vitin e kaluar, por kompania Tata pati probleme pronesie me uzinen e saj ne perendim te Bengalit. Vendi per prodhimin e makines Nano, me kater dyer, eshte caktuar tani ne Sanand te Gujaratit, pasi autoritetet atje ofruan 1100 akra. Tata Motors tha ne nje deklarate se po perpiqej te zgjeronte sa me shume rrjetin e porositeve te makines. Fabrika do te prodhoje fillimisht 250 mije cope ne vit, ndersa vitin tjeter shifra do te rritet ne 500 mije. Edhe disa firma te tjera te prodhimit te makinave kane planifikuar te konkurrojne me Nano, por nuk kane nisur ende prodhimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›